Fjalët, me të cilat mund ta përshkruajmë krijimtarinë dhe personalitetin e shkrimtarit të madh bullgar Jordan Radiçkov nuk mjaftojnë. Bota e krijuar nga shkrimtari i lindur në krahinën veriperëndimore të vendit është e kërkuar dhe e dashur prej shumë lexuesve, të cilët ende besojnë në marrëdhëniet njerëzore.
Ai ishte një shkrimtar, për të cilin rregullat në letërsinë artistike sikur nuk ekzistonin, ishte një krijues, i cili ofronte alternativa, ishte një njeri, të cilit nuk i pëlqente zhurma rreth emrit të tij.
“Njeriu është një gabim ortografik në dorëshkrimin e Zotit. Ai është fjalia më e gjatë e shkruar prej Tij... Ndoshta më duket se do të jetë më mirë që edhe në të ardhmen të bëjmë gabime, me shpresën, se me kalimin e kohës ato mund të shndërrohen në virtyte”.
Këtë e tha para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin fjala dhe gjuha janë dy gjëra shumë të rëndësishme. Ju ftojmë të lexoni akoma mendime të tij në artikullin tonë “Viti 2004 – Magjistari i fjalës nga Kalimanica nga koleksioni i Radio Bullgarisë”.
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..