Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës dhe erërave të forta, Agjencia e Infrastrukturës Rrugore rekomandon të mos udhëtohet nëse nuk është absolutisht e nevojshme.
Trafiku për të gjitha automjetet përmes Qafës “Shipka” është përkohësisht i kufizuar për shkak të reshjeve të dendura të borës. Qafa Trojan-Kërnare është e mbyllur për trafikun, njoftojnë korrespondentët tanë nga vendi.
Në rajonin e qytetit Bllagoevgrad, Bullgari Jugperëndimore, në disa vende mbulesa e borës është mbi 50 centimetra.
Në qytetin Haskovo të Bullgarisë Qendrore Jugore, reshjet e borës po vazhdojnë për 10 orë. Nuk ka energji elektrike në dy fshatra të rrethit.
Midis 35-40 centimetra është mbulesa e borës në rajonin e qytetit Smoljan të Bullgarisë Jugore. Bora vazhdon të bjerë, temperatura është minus 7 gradë.
Për shkak të avarive të shkaktuara nga dëbora e madhe e lagësht, rreth 250 vendbanime të vogla për momentin janë pa energji elektrike.
Disa spitale në Sofje i pezulluan “Korridoret e Gjelbra” – vaksinat mbaruan Akademia Mjekësore Ushtarake në Sofje njoftoi se imunizimi kundër Covid-19 në kuadrin e të ashtuquajturave "Korridore të Gjelbra" në institucionin mjekësor është..
Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/. Kështu tërë informacioni i agjencisë tashmë do të përhapet falas, njoftoi vetë BTA. Deri më tani ligji parashikonte shpërndarjen e informacionit..
Ekspedita e 29-të Kombëtare Antarktike mbërriti në ishullin Livingston, ku ndodhet stacioni polar bullgar "Shën Klementi i Ohrit ", njoftoi Instituti Bullgar Antarktik. Pas një karantine 20-ditore në portin kilian të Punta Arenas, gjashtë..
Restorantet hapen më 1 mars, lokalet e natës – më 1 prill Në një prej takimeve të rregullta të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov bëri të..
Me një fluturim direkt nga Parisi deri në Sofje mbërriti te ne Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani për t’u takuar me Ministren..
Që nga 1 marsi do të jetë e mundur të zhvillohen udhëtime të organizuara turistike në vend, ndërsa nga 1 prilli dhe jashtë vendit, bëri të ditur BTA...