“Një herë bankier, përgjithmonë bankier” thonë në botën e biznesit. Milena e hedh poshtë këtë shprehje, pavarësisht se ka pas shpine një karrierë marramendëse ndërkombëtare, duke u marrë me blerjen dhe shitjen e bankave, me tregti të aksioneve e të tjera. Ajo ka përfunduar gjimnazin e gjuhëve të huaja në qytetin e saj të lindjes Veliko Tërnovo dhe Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje, kurse gjatë vitit 1997 niset për në Amerikë.
“Derisa mësoja në Bullgari - kujtohet Milena - kishim një pedagoge amerikane, e cila gjithmonë na përsëriste: “Hapi juaj tjetër është Master Business Administration (MBA) në një shkollë, e cila detyrimisht të jetë ndër dhjetë shkollat më të mira në botë. Dhe unë e ndoqa këshillën e saj. Gjatë vitit 2003 qesh e pranuar në INSEAD-Francë, që është në “top 5” të shkollave të biznesit në botë.
Përfundova studimet dhe fillova punë në Vjenë, pas kësaj u ndodha në Londër, në tregun e aksioneve të bankave në Evropën Qendrore dhe Lindore, të cilat tregtohen në bursë. Aty mora një ofertë shumë joshëse nga një bankë në Kazakistan. Më vonë më transferuan në sëllinë e së njëjtës bankë në Moskë. Unë isha nënkryetare e departamentit të kërkimit të aksioneve dhe obligacioneve. Nëpunësit arrinin deri më 120 veta, kishim zyra në Afrikën Jugore, Nigeri , Keni, natyrisht në Londër, Moskë, Kazakistan, përherë qesh në lidhje me investues nga mbarë bota. Qenë kohëra mjaft të ndërlikuara. Për rreth një vit u nevojit të pakësojmë numrin e nëpunësve përgjysmë, kurse unë u ndodha në pozitën e një njeriu, i cili përcakton se cilin të shkurtojmë nga puna. Në fund erdhi dhe radha ime. Duke mbetur pa punë, unë e pranova këtë si shenjë, se duhet të ndryshojë drejtimin. Vitet si financiere qenë një mundësi e shkëlqyer të mësoj shumë, të zhvillohem në drejtim të karrierës dhe për nga ana e financave. Por, doja të gjej gjënë tjetër, e cila do të më mbajë zgjuar nga kureshtja natën”.
Milena vendos që t’i japë vetes një pushim gjashtëmujor dhe në kërkim të frymëzimit të saj të ri, ajo nis një udhëtim.
“Gjatë vitit 2013, vetëm me një valixhe u nisa nga Londra me një biletë për udhëtim nëpër të gjithë botën. Paraprakisht kisha organizuar kudo, ku do të mbërrij , të shikohem me disa nga shokët e mi, kurse ata janë nëpër të gjithë botën. Gjithsesi unë kam punuar në shtatë shtete, flas shtatë gjuhë.
Ajo, të cilën deri tani nuk kisha shansin ta tregoj deri tani, është një ëndërr ime tjetër e realizuar - dy muaj në bregun bullgar të Detit të Zi. Pikërisht aty përfundoi udhëtimi im rreth e qark botës. Shumë njerëz tek ne preferojnë të shkojnë me pushime në det në Greqi, kurse unë 20 vjet kisha ëndërr të shkoj në Detin e Zi bullgar dhe të kem mjaft kohë thjesht ta shijoj. Gjatë gjithë kësaj kohe për mua delikatesa më e madhe qenë specat e pjekura bullgare. Ju, të cilët jetoni jashtë ose për një kohë të gjatë nuk keni qenë në Bullgari, shumë mirë e dini se për çfarë po flas. Nuk ka asgjë më të shijshme në këtë botë!”
Shtëpia e saj në atë moment është akoma në Londër. Ajo vendos që të heq dorë nga financat, por akoma mendohet se me çfarë të vazhdojë. Në këtë moment në tarracën e saj në Londër, siç i pëlqen të bëj shaka ajo, “ulet” një bashkatdhetar i saj. “Unë mund t’i lejoja vetes të jetoj kudo nëpër botë, kurse atëherë kisha dhe të gjithë lirinë të zgjedh se ku”. Që atëherë e ndan kohën e vet midis Londrës dhe Bullgarisë. Dhe vazhdon të mendojë se, çdo gjë në jetën e saj rastis ashtu siç duhet. Me “burrin nga tarraca” sot kanë një fëmijë të shkëlqyer, kurse Milena është e lumtur se ai rritet afër gjysheve të veta bullgare. “Dukur unë i kritikoja këto vese dhe rregulla tona, mendoja se, siç ndodh në Perëndim, fëmijët duhet të rriten vetëm nga prindërit e tyre - tregon ajo. Por e kuptova se kontakti midis brezave është jashtëzakonisht i rëndësishëm për formimin e psikikës të fëmijëve në rritje.”
Milena zbulon dhe profesionin e saj të ri - aroma terapinë. Disa vjet udhëton deri në Londër në fundjavë, që të përfundojë arsimin e vet të një aromaterapiste klinike. Prej një farë kohe ajo është anëtare e bordit të drejtorëve të Federatës Ndërkombëtare të Aromaterapistëve Profesionalë. Mund të praktikojë në një rrethanë spitalore, por në Angli ose në vende të tjera, tek ne akoma nuk ka një profesion të tillë. Ajo është e bindur se herët apo vonë dhe kjo do të ndodh, sepse shumë bullgarë besojnë në fito terapinë, kurse dhe vendi ynë është mes prodhuesve më të mëdhenj të vajit të trëndafilit dhe të livandës në botë. Është e lumtur se, pandemia e ka gjetur në atdhe, dhe pranë familjes dhe shokëve, dhe në fundin e një cikli shtatëvjeçar, në të cilin nga një bankiere të klasës së lartë ajo ka kaluar rrugën deri tek aromat.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..