Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpella “Uhllovica” – mire se ardhur në pallatin nëntokësor të Rodopeve!

Foto: arkiv

Kjo është një nga shpellat më të bukura bullgare. Ndodhet në malin Rodope, më pak se 40 km. nga vendpushimi i skive Pamporovo, jo shumë larg kufirit me Greqinë fqinje. Emri Uhllovica vjen nga fjala "ullulica" - një lloj bufësh që dikur ka jetuar në vargjet e bukura malore në rajon. Hyrja në shpellë arrihet nga një shteg i pjerrët, i ndjekur nga një shkallë hekuri me 180 këmbë.

Me “perdet” e saj të shkëlqyera karstike dhe ujëvarat prej guri, Uhllovica ka fituar pseudonimin e pallatit nëntokësor të Rodopeve. Është zbukuruar me formacione unike që u ngjajnë kafshëve të ndryshme dhe krijesave të çuditshme.

Uhllovica zë disa kate. Brenda ka 280 këmbë shkalle, të cilat lidhin sallat individuale, të vendosura vertikalisht njëra nën tjetrën. Askush nuk mund t'i rezistojë pamjes së jashtëzakonshme të së ashtuquajturës “Sallë e humnerës”. Në dritën e zbehtë të galerisë gjigante shihen fytet e katër greminave, të cilat zbresin pothuajse vertikalisht në katin e poshtëm. Në fundin e shpellës Uhllovica ka 7 liqene të pastra. Shpella është një nga 100 objektet turistike kombëtare të Bullgarisë. Ky është një nga vendet më të vizituara në këtë pjesë të Rodopeve.

Para epidemisë së koronavirusit, e cila kufizoi udhëtimet në rajon, çdo vit shpellën Uhllovica e vizitonin nja 15 000 turistë.

Më shumë hollësi për këtë krijesë unikale natyrore mund të mësoni nga artikulli Misteret e shpellës Uhllovicanga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë bashkë-apostujt e shenjtë Konstantin dhe Elena

Më 21 maj Kisha Ortodokse përkulet para shenjtorëve Konstantin dhe Elena, të cilët festohen si të barabartë me apostujt, sepse, ashtu si apostujt, ata bënë përpjekje për të përhapur mësimet e Krishtit. Shën Kostantini ishte perandor i Bizantit në..

botuar më 24-05-21 5.25.PD

Ekspozitë me rastin e 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" në galerinë e hapur përballë Teatrit Kombëtar

Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të..

botuar më 24-05-20 11.39.PD

Kremtojmë Të Dielën e Thomait

Java e Ndritshme për të krishterët ortodoksë përfundon me Të Dielën е Thomait. Në këtë ditë, Kisha nderon kujtimin e Apostullit Thoma - një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit, i quajtur Thomai jobesimtar, sepse ai dyshoi në Ringjalljen ...

botuar më 24-05-12 12.00.MD