Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpella “Uhllovica” – mire se ardhur në pallatin nëntokësor të Rodopeve!

Foto: arkiv

Kjo është një nga shpellat më të bukura bullgare. Ndodhet në malin Rodope, më pak se 40 km. nga vendpushimi i skive Pamporovo, jo shumë larg kufirit me Greqinë fqinje. Emri Uhllovica vjen nga fjala "ullulica" - një lloj bufësh që dikur ka jetuar në vargjet e bukura malore në rajon. Hyrja në shpellë arrihet nga një shteg i pjerrët, i ndjekur nga një shkallë hekuri me 180 këmbë.

Me “perdet” e saj të shkëlqyera karstike dhe ujëvarat prej guri, Uhllovica ka fituar pseudonimin e pallatit nëntokësor të Rodopeve. Është zbukuruar me formacione unike që u ngjajnë kafshëve të ndryshme dhe krijesave të çuditshme.

Uhllovica zë disa kate. Brenda ka 280 këmbë shkalle, të cilat lidhin sallat individuale, të vendosura vertikalisht njëra nën tjetrën. Askush nuk mund t'i rezistojë pamjes së jashtëzakonshme të së ashtuquajturës “Sallë e humnerës”. Në dritën e zbehtë të galerisë gjigante shihen fytet e katër greminave, të cilat zbresin pothuajse vertikalisht në katin e poshtëm. Në fundin e shpellës Uhllovica ka 7 liqene të pastra. Shpella është një nga 100 objektet turistike kombëtare të Bullgarisë. Ky është një nga vendet më të vizituara në këtë pjesë të Rodopeve.

Para epidemisë së koronavirusit, e cila kufizoi udhëtimet në rajon, çdo vit shpellën Uhllovica e vizitonin nja 15 000 turistë.

Më shumë hollësi për këtë krijesë unikale natyrore mund të mësoni nga artikulli Misteret e shpellës Uhllovicanga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Kjustendill shënojnë festën Panagija - Ngritja e Bukës

Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..

botuar më 24-08-14 3.39.MD

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD