Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të zgjedhjeve ndryshojnë planin e vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë Angellov
Foto: BGNES

Deri më 5 shkurt prefektët duhet të zhvillojnë konsultime për përbërjen e komisioneve elektorale rajonale për zgjedhjet parlamentare më 4 prill.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të emërojë komisionet e lartpërmendura elektorale rajonale deri më 12 shkurt, transmetoi BTA.

Plani i vaksinimit do të ndryshojë dhe në fazën e tretë do të përfshihen të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Këta janë anëtarët e komisioneve elektorale të seksioneve, të komisioneve elektorale rajonale dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një mbledhje të qeverisë.

Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nënvizoi se ambicia është që tërë administrata zgjedhore prej 80 000 vetash të vaksinohet vullnetarisht.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD