Kërkesa e autoriteteve bullgare për PCR test negativ për hyrje në vend çoi në 25-30% anulim të rezervimeve nga jashtë për vendpushimin dimëror Bansko në malin Pirin. Megjithatë këtë fundjavë pushimorja ishte plotë turistë bullgarë dhe rumunë.
Bashkimi i Biznesit Turistik është duke përgatitur një kërkesë ndaj ministrive përkatëse për sigurimin e mundësisë që turistët e huaj të paraqesin teste antigjeni, të cilat janë më të lira dhe të mos ketë kërkesë të tillë për njerëzit që disponojnë certifikatë vaksinimi, transmetoi korrespondentja jonë Keti Trençeva.
“Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..
S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..
Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..