Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme ka shkelur kushtet e marrëveshjes së vet me Komisionin Evropian për livrimin e mjeteve falas, duke përdorur fondet e BE-së për të blerë makina nga rezervat e vjetra dhe jo makina të reja për policinë bullgare. Kjo u zbulua nga një hetim i OLAF - Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit.
OLAF rekomandon që gati 6 milion euro të rimbursohen në buxhetin e BE, si dhe të fillojnë procedura penale kundër zyrtarëve të Ministrisë.
Hetimi i OLAF filloi në korrik 2018 pas akuzave për mashtrime dhe shpërdorime të fondeve të BE-së në kuadrin e një marrëveshjeje për të furnizuar policinë me 350 automjete.
Prokuroria e posaçme filloi hetim. Tashmë janë akuzuar dy veta.
Të martën do të jetë me diell dhe e ngrohtë në pjesën perëndimore. Në gjysmën lindore të vendit do të mbajë mot i vranët dhe sidomos gjatë natës dhe deri në mesditë do të ketë reshje të shkurtra, vende-vende të dendura shiu me bubullima. Ka kushte..
Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov kanë biseduar me përfaqësues të autoriteteve kufitare për masat për kalim më të shpejtë të automjeteve përmes pikës kufitare-Kullata në kufirin me Greqinë. Kryeministri..
Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në kufirin greko-bullgar. Gjatë dy ditëve të ardhshme, dy avionë të dërguar nga Franca nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së do t'i bashkohen luftës së zjarrit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Dimitër..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat..
Takimi i parë i organizuar nga “Ka një popull të tillë” (ITN) për të kërkuar mbështetje për formimin e një qeverie më mandatin e tretë përfundoi me..
Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja..