Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme ka shkelur kushtet e marrëveshjes së vet me Komisionin Evropian për livrimin e mjeteve falas, duke përdorur fondet e BE-së për të blerë makina nga rezervat e vjetra dhe jo makina të reja për policinë bullgare. Kjo u zbulua nga një hetim i OLAF - Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit.
OLAF rekomandon që gati 6 milion euro të rimbursohen në buxhetin e BE, si dhe të fillojnë procedura penale kundër zyrtarëve të Ministrisë.
Hetimi i OLAF filloi në korrik 2018 pas akuzave për mashtrime dhe shpërdorime të fondeve të BE-së në kuadrin e një marrëveshjeje për të furnizuar policinë me 350 automjete.
Prokuroria e posaçme filloi hetim. Tashmë janë akuzuar dy veta.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..