Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov njoftoi para gazetarëve se në kuadrin e ministrive të ekonomisë dhe të punës dhe politikës sociale biznesi është përkrahur me rreth 800 mln. euro. Është arritur marrëveshje për akoma 200 mln euro. Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit deri tek biznesi kanë arritur 60 mln leva (rreth 30 mln. euro). Borisov e tha këtë pasi para anëtarëve të komisionit parlamentar të resorit paraqiti zbatimin e programeve për përkrahje të biznesit bullgar për shkak të pasojave të pandemisë.
Ai kujtoi se vitin e kaluar nëpërmjet buxhetit qendror shteti ka siguruar 1.4 miliardë euro për masa anti-epidemike dhe anti-krizë. Sipas tij, masat kanë pasur efekt sepse ne kemi disa nga nivelet më të ulëta të papunësisë në BE. Sipas Agjencisë së Punësimit ajo është 7%.Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...
Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..
Pas një seance 22-orëshe, Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2025. Objektivi i të ardhurave është 45.5 miliardë euro (90 miliardë leva). Kostot janë 48.6 miliardë euro (96 miliardë leva). Deficiti është 3% e PBB-së dhe nuk..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..