Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rodopet e Mesme – destinacion për aventurierë

Foto: pateshestvia.net

Pjesa e mesme e malit Rodopa është një thesar i vërtetë për adhuruesit e natyrës dhe për njerëzit me shpirt të aventurierit. Rajoni përreth qytetit Smoljan është ndër zonat më të zhvilluara dhe më të rregulluara nga pikëpamja turistike në Bullgari. Fshatrat aty me shtëpitë e tyre karakteristike prej guri janë të shpërndara në këndet më piktoreske të malit dhe ofrojnë shëtitje në kohë.

Në dimër organizohen ekskursione deri në rrëzat e majës Perelik (2191 m). Mirëpo, çfarë të themi për shëtitjen të hipur mbi kalë në dëborë, e cila garanton një përjetim unik?

Gjatë këtij dimri interes provokojnë sajat qenesh, pra sajat e tërhequra nga qen, që ofrohen në pushimoren e skive Pamporovo. Shtigjet ekologjike “Kanioni i Ujëvarave” dhe “Nusja” ofrojnë pamje të mrekullueshme.
Më shumë për këtë këndë nga Parajsa mund të lexoni në materialin “Rodopet e mesme ofrojnë përjetime ekstreme për njerëz me shpirt aventuresknga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Redaktore: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në parlament u mbajt një minutë heshtje për viktimat armene të vitit 1915

Përfaqësuesit e popullit nderuan në Parlament kujtimin e viktimave të shfarosjes masive të armenëve në Perandorinë Osmane me një minutë heshtje dhe në këmbë. 24 prilli është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Ngjarjeve të viteve 1915-1916...

botuar më 24-04-24 11.01.PD

45 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar. Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye..

botuar më 24-04-10 6.05.PD
Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD