Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mospërputhje në dialogun dhe pritjet mes politikanëve dhe zgjedhësve

Foto: BGNES

Po vazhdon fushata e regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të partive dhe koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 4 prill në Bullgari.

Sipas sociologëve nuk do të ketë ndryshim drastik të statukuos që nga viti 2009 e këtej. Analizat kryesore tregojnë kolaboracione të mundshme në Parlamentin e ardhshëm, ku kanë shans të hyjnë 7 formacione politike, vë në dukje në studimin e vet agjencia sociologjike “Sova “Harris”.

Në fakt këto zgjedhje janë të paparashikueshme për shkak të faktit se nuk mund të parashikohet parametri kryesor – sa njerëz do të shkojnë të votojnë. Në qoftë se votojnë nën 2 mln. veta, kjo do të çojë në një pamje të shtrembëruar që nuk do të korrespondojë me qëndrimin e bullgarëve, do t'i bëjë gjërat shumë të paqëndrueshme dhe do të çojë në një ndryshim shumë të shpejtë. Sepse qëndrueshmëria e një qeverie vjen nga fakti që ajo korrespondon me disponimin e votuesve"- thotë në një intervistë për BNR sociologu Andrej Rajçev. Sipas një studimi të Sova Harris porositur nga gazeta “Trud” aktualisht 14% e bullgarëve nuk do të votojnë, ndërsa 22.4% e zgjedhësve nuk kanë vendosur për kë të votojnë.

Qëndrimet elektorale janë ende të paqarta. Tani për tani përkrahësit e fortë të lojtarëve kryesorë /GERB dhe Partia Socialiste Bullgare - BSP/ deklarojnë mbështetjen e tyre, tregon një sondazh i korrespondentes sonë Iva Antonova nga Vraca, Bullgaria Veriperëndimore. Rajoni është i njohur si pjesa më e varfër e vendit. Sipas Antonovës, rrethi i Vracës do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me një imazh të ri, por edhe me problemet e tij kronike. Projektet e infrastrukturës, investimet, vendet e punës dhe politikat në arsim dhe shëndetësi i kanë dhënë një shtytje zhvillimit të rrethit. Sidoqoftë, tendenca e progresit ka anashkaluar disa komuna "rurale" dhe vendbanime më të vogla, ku standardi i jetesës varet nga shuma e pensioneve. Një prej shpjegimeve të mundshme të mungesës së balancës është kontrasti mes pushtetit qendror dhe atij vendor.

"Gjërat ndodhin kur kryetarët e bashkive në vendbanimet përkatëse janë nga partia në pushtet. Mirëpo, kur një qeveri punon për njerëzit, ajo nuk duhet t'i drejtojë paratë vetëm atje ku janë kryetarët e saj. Kjo nuk duhet të ndodhë në një demokraci. Në vendbanimet e vogla do të shihni se për çfarë bëhet fjalë, dallimi është i madh", pohon bashkëbiseduesi i Iva Antonovës.

Konfigurimet politike në vitet e fundit kanë bërë që shumë bullgarë të dëshpërohen: nuk ka rëndësi se cilët janë pushtetarët - gjërat nuk ndryshojnë. Njerëzit rrallë shprehin pritje konkrete ndaj përfaqësuesve të tyre të ardhshëm politikë dhe shpesh deklarojnë se do të votojnë për atë që bën një ofertë më të mirë.

Politikanët, nga ana e tyre, nuk kanë paraqitur ende programe konkrete politike, por kryesisht debatojnë për listat e partive dhe koalicionet e tyre:

"Kjo paaftësi për të dhënë udhëzime, për të qenë një busull për politikanët, na ka çuar në një shtet në të cilin politikanët bëjnë një shfaqje për shkak të vetë shfaqjes, bisedimet mes politikanëve janë për partitë e tyre dhe jo për ne dhe me ne" - tha politologu Ljubomir Stefanov në programin "Horizont" të BNR-së. "Politikanët nuk arrijnë të mirëmbajnë një bisedë të përhershme me votuesit, dhe jo ciklike, vetëm po të ketë zgjedhje."

Sipas tij, për momentin nuk ka asnjë formacion politik i cili të mund të konsiderohet kategorikisht si një bartës i vazhdueshëm i energjisë së protestës dhe të papajtueshmërisë gjatë muajve të verës. "Po presim që fushata të mbushet me mesazhe dhe të dëgjojmë një përmbajtje konkrete", shtoi politologu.

Mirëpo, sipas ekspertit për proceset zgjedhore Daniell Stefanov, idetë dhe platformat e partive kanë një rëndësi gjithnjë e më të vogël, kur bëhet fjalë për atë se kush do të fitojë zgjedhjet.

Madje para fillimit të fushatës zgjedhore polarizimi është në një nivel të lartë, ndërsa"Përplasjet e mprehta do të thonë më pak përmbajtje", është kategorik politologu.

Përpiloi: Elena Karkallanova (sipas intervistave të Petër Vollginit, Veselina Millanovës dhe Iva Antonovës).

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD
Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD