Jemi duke zhvilluar një motor krejtësisht të ri kuantik për anijet detare dhe kozmike, njoftoi para Bloomberg TV Bulgaria Nikollaj Markov nga Qendra për Hidro dhe Aerodinamikë në Institutin "Akademiku Aleksndër Balevski ” të Akademisë Bullgare të Shkencave.
Që prej 2 vitesh jemi duke punuar mbi teknologjinë, pa një analog. "Motorët normalë me djegie të brendshme kanë pistona. Ne jemi duke u përpjekur ta kthejmë çdo molekulë në një piston ". Përdoren molekulat e gazit të amoniakut. Me shpejtësi afër shpejtësisë së dritës, ato bëjnë kalime kuantike tuneli. Motori kuantik është ende në fazën e hulumtimit, por po tërheq interes. Projekti po punohet në një konsorcium me universitete të Londrës dhe në laboratorë të Zvicrës dhe Hungarisë, tha shkencëtari.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..