“Ky është teatër për njerëz naivë. Unë e di shumë mirë nga vijnë sulmet kundër meje dhe familjes sime". Kështu Presidenti Rumen Radev komentoi thirrjen e Kryeministrit Bojko Borisov për të mos i futur fëmijët në politikë. Kryeministri e bëri këtë apel në lidhje me njoftimet për pjesëmarrjen e djalit të Rumen Radevit në një festë në qendër të Sofjes, megjithë masat kundërepidemike.
Kreu i Shtetit theksoi se protestat e bullgarëve janë rezultat i politikave dhe veprimeve të Kryeministrit. "Bullgarët protestojnë disa muaj me radhë nën dritaret e Këshillit të Ministrave, por atje nuk ka askë," shtoi presidenti.
Kreu i Shtetit parashikon se pas zgjedhjeve do të kemi një parlament të copëtuar.
Rumen Radev mori pjesë në Pleven në një ritual të prerjes së hardhive me rastin e Ditës së Shën Trifonit.Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..
Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..
Në negociatat për qeveri, figura e kryeministrit do të jetë një vijë e kuqe për “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Formacioni vazhdon të insistojë që të ketë një kryeministër të distancuar në një mënyrë të barabartë nga partitë. Bashkëkryetari i partisë,..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..