Fushatat elektorale të partive dhe koalicioneve nuk mund të financohen me më shumë se 3 milion leva /rreth 1.5 milion euro/, ndërsa komitetet e iniciativës - me 200 000 leva /rreth 100 000 euro/. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur se fushata zgjedhore do të financohet me fonde të veta të partive, të partive pjesëmarrëse në koalicione dhe të anëtarëve të komiteteve nismëtare, të kandidatëve të regjistruar, si dhe me fonde të dhuruara nga persona fizikë dhe juridikë dhe të tregtarëve individualë. Zyra Kombëtare e Kontrollit do të kontrollojë donacionet dhe raportet pas përfundimit të fushatës, njoftoi reporterja jonë Cvetelina Stojanova.
Gjyqtarja Vlladislava Carigradska nga Gjykata e Qarkut në Pleven mori çmimin "Personaliteti i Vitit" të Komitetit Bullgar të Helsinkit. Ajo u shpërblye për punën e saj aktive për ekspozimin e marrëdhënieve dhe varësive të parregulluara në gjyqësor dhe për..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i popullit. Prokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov dje kërkoi imunitetin e bashkëkryetarit të “Po..
Presidenti Rumen Radev vazhdon konsultimet për formimin e qeverisë së re me grupet parlamentare, pas takimit të sotëm me GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB). Mirëpo, një takim i presidentit me "DPS - Fillimi i Ri" të..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...