Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 354

Foto: BGNES

Restorantet hapen më 1 mars, lokalet e natës – më 1 prill

Në një prej takimeve të rregullta të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov bëri të ditur se restorantet dhe sallat e lojërave të fatit do të hapen më 1 mars, ndërsa më 1 prill fillojnë punë edhe klubet e natës. Kryeministri theksoi se deri tani janë vaksinuar afro 150 000 shtetas bullgarë, ndërsa tempi i vaksinimit është shumë i mirë. Ai i dha urdhër Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angelov për të diskutojë me industrinë kushtet për hapjen e ardhshme të objekteve. Kryeministri bullgar vuri në dukje gjithashtu se masat anti-epidemike në Bullgari zbatohen në mënyrë rigoroze dhe në të njëjtën kohë janë më liberalet në Evropë, kështu qe njerëzi të mund të jetojnë normalisht.


Rimëkëmbet turizmi i brendshëm dhe ai i jashtëm

Që nga 1 marsi do të jetë e mundur të zhvillohen udhëtime të organizuara turistike në vend, ndërsa nga 1 prilli dhe jashtë vendit, bëri të ditur BTA. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një takim me organizatat e degës. Deri në fillimin e sezonit të verës, do të kryhet një vaksinim masiv i atyre që janë të punësuar në sektorin e "Turizmit", tha Ministri. Restorantet do hapen nga data 1 mars me një kapacitet prej 50%, deri në 6 persona në një tryezë dhe me orë mbrëmjeje deri në orën 23.00, njoftoi pas takimit Ministrja e Turizmit Marijana Nikollova. Kufizimet në orarin e punës do të hiqen më 1 prill, tha Riçard Alibegov nga Asociacioni i Lokaleve. Që nga 1 marsi, do të rikthehet zhvillimi i kongreseve, konferencave dhe aktiviteteve të tjera të këtij lloji, me një kapacitet prej 30%.


Certifikata kundër Covid-19 jepet pas injektimit të dozës së dytë të vaksinës

Certifikata kundër Covid-19 jepet pas injektimit të dozës së dytë të vaksinës, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në lidhje me pyetjet e shumta të qytetarëve. Qytetarët që nuk kanë nënshkrim elektronik mund të kërkojnë certifikatën e tyre nga mjeku personal ose nga pika e vaksinimit ku është bërë vaksina. Kushdo që ka një nënshkrim të kualifikuar elektronik të lëshuar në emër të tij mund të shtypë certifikatën e tij pasi të ketë futur dosjen e tij elektronike. Ministria thekson se certifikata e vaksinimit nuk ka një nënshkrim dhe vulë, sepse gjenerohet automatikisht për të shmangur abuzimet. Ajo plotëson kërkesat e shteteve anëtare të BE-së dhe azhurnohet me një kod QR, duke lejuar hyrjen nga kudo në botë.


Përsëri 14% raste pozitive të Covid-19 në Bullgari

Pasi disa ditë përqindja e të sapo infektuarve me koronavirus në Bullgari mbetej 10%, sot për ditën e dytë përqindja e mostrave pozitive është afërsisht 14%. Ditën e fundit rastet e reja janë 1800 nga 13 026 testet e bëra. Më shumë të infektuar ka përsëri në kryeqytet - 496, pasuar nga Plovdivi - 181, dhe Burgasi - 154. 4037 persona u shtruan në spital, 349 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. 45 persona me infeksionin e koronavirusit kanë vdekur në 24 orët e fundit. 471 janë regjistruar si të kuruar. Gjatë 24 orëve të kaluara janë injektuar 17 163 doza vaksine, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 148 226. Me një dozë të dytë të vaksinës janë injektuar 29 677 njerëz. Shumica e qytetarëve të vaksinuar dyfish janë në Sofje, Plovdiv dhe Varna. Ka 352 pika vaksinimi në vend.


70% e punonjësve në distancë nuk duan të kthehen në zyrë

Pritet zhvillimi i një diskutimi të ri serioz - rreth kthimit të njerëzve në mjedisin e zakonshëm të punës. Ashtu siç ishte i vështirë kalimi nga puna në zyrë në punë në distancë, do të jetë e vështirë të adaptohemi përsëri në mjedisin tradicional të punës, pasi punëtorët kanë zhvilluar shprehi të tjera. Këtë e deklaroi në një intervistë për BTA-në sekretari kombëtar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ dhe ekspert i së drejtës së punës Todor Kapitanov. Sipas një studimi të Eurofound, përqindja e punëtorëve që punojnë në shtëpi në Bullgari gjatë pandemisë është rritur deri në 30%, ndërsa në vitin 2017 ka qenë 3-5%. "Pandemia ka përshpejtuar proceset e vëzhguara që prej 10 vitesh," tha Kapitanov. Sondazhet e kompanive tregojnë se 70% e punonjësve nuk dëshirojnë të kthehen në zyrë. Ende nuk është e qartë nëse përgjigjet kanë të bëjnë vetëm me pandeminë dhe frikën e infektimit, apo janë rezultat i zakoneve të reja të vendosura, komentoi eksperti.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Darina Grigorova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Dr. Ivan Maxharov

Thirrje për formimin e një shtabi të ri kundër pandemisë

Vakumi duhet të plotësohet sa më shpejt pas shpërbërjes së Shtabit Operativ Kombëtar për luftën kundër pandemisë Covid-19, bëri thirrje kryetari i Bashkimit Bullgar të Mjekëve, Dr. Ivan Maxharov, para BNT. Nevojitet një strukturë operative për..

botuar më 21-04-16 9.55.PD

Në Ditën e Kushtetutës Presidenti përshëndeti juristët

Presidenti Rumen Radev përshëndeti juristët dhe nëpunësit gjyqësorë në Bullgari me rastin e festës së tyre profesionale. Kreu i shtetit bëri thirrje që të të jenë të palëkundur në mbrojtjen e ligjit, të luftojnë pa kompromis kundër..

botuar më 21-04-16 9.33.PD

Nën 15% janë të infektuarit me koronavirus nga 14 747 teste të kryera

2185 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 14.82% nga 14 747 testet e kryera kanë rezultuar pozitive. Shumica e rasteve të reja janë në qytetin e Sofjes – 538, pasuar nga..

botuar më 21-04-16 9.18.PD