Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aventura afrikano-jugore e një familjeje bullgare

Angelina Samsonova: Bullgarët në Durban ëndërrojmë për një shkollë të së dielës

Angelina Samsonova përpara godinës së Parlamentit në Pretoria
Foto: arkiv personal

Në brigjet e Oqeanit Indian, në Afrikën Jugore, gjendet një qytet 3 milionësh, në të cilin jeton një popullsi e larmishme, sikurse bota është e grumbulluar në një vend. Por i tillë është imazhi i Republikës së Afrikës së Jugut - për shkak të shoqërisë së saj shumëngjyrëshe e quajnë “The rainbow nation“, ose kombësi si ylberi. Pikërisht aty, në qytetin Durban , jeton bashkë me familjen e saj Angelina Popisakova-Samsonova. Ajo thotë se për 2 vjet e gjysmë e ka ndier Afrikën si shtëpi të vet-për shkak të marrëdhënieve shumë të ngrohta midis njerëzve. “Afrika e Jugut tani është në proces të ndryshimeve, dhe akoma po kërkon vendin e vet si një fuqi ekonomike në botë, kurse pandemia e ka komplikuar më tej këtë “-thotë Angelina Popisakova. Kurse vet ajo është aty bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre, për shkak të frymës aventureske të familjes dhe për shkak të natyrës së bukur në këtë kontinent kaq të largët dhe të pasur.


“Kur erdha këtu pata një ndeshje me realitetin - thotë ajo në një intervistë për Radio Bullgarinë. Unë kam përfunduar studimet për regjisore filmash dhe e kam praktikuar specialitetin tim dhjetë vjet nëpër programe të ndryshme dëfrimi dhe shfaqje për televizionet bullgare. Mendoja se jam e përgatitur shumë mirë nga ana profesionale, por doli se, përvoja nuk ka sesi të më shërbejë në botën e re, në të cilën u ndodha. Këtu racizmi dhe paragjykimet janë primare, kur bëhet fjalë për marrjen e njerëzve në punë, kurse raca e bardhë nuk është me prioritet. Kështu që tani po punoj si pedagoge e gjuhës gjermane në një kopsht për fëmijë. Si tërësi jeta nuk është kaq sociale, siç është në Evropën Lindore. Njerëzit këtu janë të buzëqeshur, miqësor por nuk kanë traditën të jenë bashkë. Në Durban ka shumë bullgarë, kurse një nga dhimbjet e mia të mëdha është se nuk kemi shkollë bullgare. Përveç kësaj komuniteti bullgar është shumë i shpërndarë.

Një fakt i ditur është se këtu ka një kriminalitet të lartë dhe kjo i detyron njerëzit të kufizojnë kontaktet e tyre. Bullgarët të cilët jemi këtu, jetojmë midis shtëpisë, vendit të punës dhe shkollës së fëmijëve - një trekëndësh i sigurt, në të cilin vështirë mund të takohesh me bashkatdhetarë. Fakti se nuk mund të dal me shoqe dhe të bisedojmë pak, për shembull në lagje, është diçka me të cilën vështirë mësohemi këtu”.


Sipas Angelinës vendi i huaj të shtyn të rrethohesh me çdo gjë, e cila të kujton për Bullgarinë dhe të mund ta ruash afër vetes tënde. Ajo madje dhe në Afrikë është kujtuar sesi bëhen qëndisjet bullgare dhe kjo i sjellë një kënaqësi të madhe . “Ashtu siç duam të kemi një këndvështrim të gjerë ndaj botës dhe të ndryshmes, kështu tek fëmijët tanë duam që të edukojmë një dashuri ndaj gjuhës sonë dhe çdo gjëje bullgare”- thotë bashkatdhetaria jonë: Plani ynë është që pasi të thithim gjithçka me ngjyra, nga njerëzit dhe natyra e Afrikës, pas kësaj çdo gjë të mësuar ta kthejmë përsëri në atdhe. Dua shumë që të lëmë një grimcë nga Bullgaria në Afrikë, e pikërisht nëse mundim të bëjmë një degë të shkollës bullgare të ditës së diel këtu, ku jetojmë”.

Afrika e Jugut është shtëpi dhe për shumë lejlekë dhe dallëndyshe, një pjesë e madhe prej të cilëve nisen gjatë vjeshtës pikërisht nga Bullgaria. Trokitja e lejlekëve me sqep është gjithashtu një kujtim i çmuar dhe i shtrenjtë, i cili në çast u kujton bullgarëve për atdheun.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD