Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri Novosellski në një video reklamuese të Ministrisë së Turizmit

Foto: bulgariatravel.org

Bashkë me Shoqatën e Guidave Bullgarë, Ministria e Turizmit përgatiti një seri prej videove reklamuese, të cilat prezantojnë skajet shumë pak të njohura të Bullgarisë. Shikoni filmin 2 minutash, kushtuar manastirit të bukur Novosellski “Trinia e Shenjtë” në qytetin Aprillci në Stara Pllanina.

Ai është i themeluar gjatë vitit 1830 si një manastir familjar. Gjatë kohës së Kryengritjes së Prillit gjatë vitit 1876 vendi i shenjtë bëhet qendër e Republikës së njohur Novosellska. Atëherë, në vazhdim të 9 ditëve, “Trinia e Shenjtë” kthehet në një fortesë të rebelëve, të cilëtu bënë një rezistencë kokëforte ushtarëve të shumtë turq. Pas shpartallimit të kryengritjes, bashkë me të gjithë qytetin Aprillci, manastiri është djegur deri në themel, kurse banorët e tij u masakruan nga trupat osmane. Sot, në paraklisin pas kishës ka një muze të vogël, ku ruhen eshtrat e të vrarëve. Shikoni videon:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Festa e kripës pranë Liqenit Atanasovsko

Liqeni Atanasovsko shënon vjetorin e 41 nga krijimi me Festivalin e Kripës , i cili popullarizon produktet natyrore nga laguna e kripur dhe liqeni. Miqtë e Panairit do të njihen me llojet e ndryshme të kripës së Detit të Zi dhe me rrugën e saj..

botuar më 21-08-14 7.15.PD

Të humbur në kohë – fshati Brëshljan në Stranxha

Fshati Brëshljan nuk ndryshon, në dallim të shumë vendeve të tjera në Bullgari ku betoni ka asgjësuar autenticitetin e tyre. Brëshljan është më i gjallëruar verën. Atëherë shumica e turistëve vijnë nga brigjet e afërta të Detit të Zi për..

botuar më 21-08-11 12.17.MD

Mbi 1.5 mln turistë të huaj në Bullgari gjatë muajit gusht

Evropianët ndihen shumë mirë në Bullgari, sepse nuk ka kaq shumë kufizime - nuk duhet të mbani maskë jashtë, mund të vizitoni restorante dhe kafene pa u vaksinuar. Këtë e tha doc. Rumen Draganov, Drejtor i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në..

botuar më 21-08-09 11.16.PD