Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e shpejtë e rasteve të reja të Covid-19

Foto: BTA

2588 janë rastet e reja të koronavirusit për 24 orët e fundit në Bullgari, që është numri më i lartë që nga fillimi i vitit. Rastet e reja përbëjnë 16% të të gjitha 16 179 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Me to numri i rasteve të konfirmuara në vend që nga fillimi i pandemisë iu afrua një çerek milioni ose 249 626 të sëmurë. Shumica e të infektuarve të rinj janë në Sofje - 645, pasuar nga rrethi Burgas me 274 raste dhe rrethi i Plovdivit me 194.

4777 pacientë u shtruan në spital. 414 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 117 vdiqën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit. 1085 pacientë u kuruan.

11 094 janë imunizuar në hakun e shënuar kohor. Deri më tani 223 539 njerëz janë vaksinuar. Gjithsej 38 775 janë vaksinuar me dozën e dytë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD