Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar zbuloi një ekzoplanet të ri

Foto: RenderArea

Një bullgar zbuloi një ekzoplanet të ri të afërt. Ekzoplaneti shkëmbor Gliese 486b ndodhet vetëm 26 vjet dritë larg nga Toka dhe është i përshtatshëm për analizë. Zbulimi u botua në revistën prestigjioze Science dhe autori kryesor është Dr. Trifon Trifonov - astronom nga Instituti i Astronomisë Max Planck në Heidelberg dhe i diplomuar në Universitetin e Sofjes, njoftoi BTA.

Gliese 486b është një nga të paktët ekzoplanetë që mund të na ndihmojë të njohim përbërjen e atmosferës primare planetare dhe të sigurojë informacion të rëndësishëm në lidhje me origjinën dhe evolucionin e planetëve tokësorë, tha Trifonov për BNT. Shkencëtari është pjesë e konsorciumit CARMENES, i cili bashkon 11 institucione shkencore në Spanjë dhe Gjermani. Qëllimi i tyre është të gjurmojnë më shumë se 350 yje xhuxh të kuq.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian i frikësohet ndërhyrjes ruse në zgjedhjet bullgare të 9 qershorit

Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..

botuar më 24-04-24 11.41.PD

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..

botuar më 24-04-24 9.50.PD
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

49% e votuesve me të drejtë vote janë gati të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..

botuar më 24-04-24 9.18.PD