Jemi në muajin mars dhe me gjallërimin e natyrës sikurse dhe ne zgjohemi për të bukurën, mundohemi që ta gërshetojmë dhe ta përfshijmë në çdo një aspekt të ditëve tona të përditshme. Në të kaluarën bullgarja e ka shfrytëzuar periudhën e dimrit, që të krijojë bukuri, këmisha të qëndisura, mbulesa ose dhe dantella fine. Kanë përdorur fije prej pambuku ose mëndafshi: sa më i hollë ka qenë peri, kaq më fine ka qenë dantella. E punuar me finesë, ajo ka zbukuruar mëngët, brezat, shamitë për kokë të bullgares.
Dhe në kohërat e sotme moderne dantella përdoret përsëri në jetën tonë - me të zbukurohen jo vetëm rrobat, por dhe çarçafët për të fjetur dhe shallet, punohen mbulesa për krevat dhe tavolinë, aksesor të ndryshëm dhe bizhuteri, madje dhe piktura të tëra.
Në Bullgari janë të shpërndara dy tipa të dantellës - të Kalloferit dhe dantella e qepur “kene”, thotë mjeshtrja Ani Joveva. Cili është ndryshimi midis tyre - do të kuptoni nga publikimi “Arti i dantellës akoma ruan fshehtësi të pazbuluara”.
Gjatë luftës Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878) qyteti malor Kallofer ka qenë i djegur dhe i lënë në shkatërrimin e sipër, kurse dantella është kthyer në një mjet kryesor për të jetuar. Prandaj kanë filluar ta quajnë punimin me dorë “magjia e bardhë”. Për traditat në punimin e dantellës tradicionale të Kalloferit, e cila paraqitet tek ne në fund të shekullit të 19 tregojmë në “Dantella e Kalloferit simbolizon vullnetin e popullit tonë të shpëtojë në kohëra të vështira”, edhe një material tjetër interesant për këtë mjeshtëri nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..