Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një suedeze fitoi sllallomin gjigand në Bansko për të rinj e të reja

Foto: BFS-ski

Suedezja 18 vjeçare Hana Ellfman fitoi medaljen e artë  në sllallomin gjigant të Kampionatit Botëror për të Rinj e të Reja në ski në qytetin Bansko. Ajo ishte 0,75 sekonda përpara Marte Monsenit nga Norvegjia dhe me 0,88 sekonda përpara Neja Dvornik nga Sllovenia.

“Nuk më besohet se munda të fitoj. Ky është suksesi im më i madh. Pista qe perfekte, si dhe i gjithë organizimi i kampionatit botëror”, komentoi pas finalit Ellfman.

Pjesëmarrje në garën në pistën  “Mark Zhirardeli” morën 72 skiatore alpine prej 34 shteteve. Bullgaria u prezantua nga Eva Vukadinova, e cila zuri vendin e 28-të dhe Julia Zllatkova, e cila përfundoi në vendin e 31. Përgjithësisht 40 sportiste-konkurrente përfunduan të dy raundet, kurse 34 ranë dhe qenë të diskualifikuara, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD