Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 367

Foto: arkiv

Situata me Covid-19 në vend është kritike

Situata në vend është shumë shqetësuese. Gjatë javëve të fundit po shohim një rritje të rasteve të të porsainfektuarve me Covid-19, paralajmëroi kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar profesor Vencisllav Mutafçijski. Në një takim tek kryeministri ai shprehu shqetësime nga shterimi i shtretërve spitalorë. Shqetësuese është dhe rritja e sëmundshmërisë dhe e vdekshmërisë. “Sëmundshmëria po shënon rritje me mbi 13 për qind. Gjatë javës së fundit rritja e të vdekurve është 12,4 për qind, nga 9,6 në 100 000 veta, tani jemi në 11,95 për qind, shtoi Mutafçijski.

“Rritja e rasteve mund të evitohet vetëm nëpërmjet mënyrave, të cilat janë të vjetra, por të provuara. Nuk mund të mbështetemi në faktin se pandemia do të zhduket vetë. Duhet të ketë masa”, nënvizoi Mutafçijski.


Mendohen kufizime të reja për shkak të epidemisë

“Tendenca për rritjen e rasteve të Covid-19 ruhet, versioni britanik i virusit po prek të rinjtë dhe për këtë arsye, nëse është e nevojshme, do të aplikohen masa shtesë”, njoftoi qendra qeveritare e shtypit. Me urdhër të Kryeministrit Bojko Borisov, që nga sot, Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov po përfundon pushimin e tij në lidhje me fushatën zgjedhore në mënyrë që të merret me përballimin e përhapjes së virusit. “Zgjedhjet vijnë dhe shkojnë, por jeta dhe shëndeti janë detyra kryesore tani. Kjo është arsyeja pse ne nuk do të hezitojmë të vendosim masa më të rrepta përsëri, pa marrë parasysh sa vuajnë financat dhe ekonomia”, tha Kryeministri në një takim pune me Shtabin Operativ Kombëtar dhe Ministrin e Shëndetësisë.


Shteti është i gatshëm të vendosë çdo masë kundër pandemisë

Mbi 70 për qind nga mostrat për Covid-19 në vend janë të variantit britanik. Nuk ka variant të regjistruar nigerian të virusit, tha në qytetin Kjustendill Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angjellov.

Situata në vend është serioze. Në disa rajone ndihet një presion serioz mbi institucionet mjekësore. “Nuk ka masa, të cilat nuk do t’i përfshinim , mbylljen e restoranteve, qendrave tregtare, shkollave, palestrave, sallave sportive, çdo gjë e cila është e domosdoshme”, tha ministri. Jemi të shqetësuar për të gjithë, të cilët kthehen nga Afrika, vuri në dukje Angjellov dhe shtoi se do të vendoset karantinë për ta.

Ministri siguroi, se aty ku nevojitet nxënësit do të mbeten nëpër shtëpitë e tyre dhe do të kalojnë në mësimdhënie online. Kjo vlen dhe për nxënësit e vegjël dhe për kopshtet, transmetoi BGNES.


Rritja e ndjeshme e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19

2995 raste të reja të koronavirusit u identifikuan në 24 orët e fundit nga 17 056 teste të kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Gati 18 për qind e mostrave dhanë rezultat pozitiv. Shumica e të infektuarve rishtas janë në Sofje - 802, në Plovdiv - 238, në Varna - 169 dhe në Shumen - 160.

5903 pacientë janë të shtruar në spital, 503 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 150 njerëz vdiqën dhe 1228 u shëruan.

Ka 51 mjekë që u infektuan me Covid-19, krahasuar me një total prej 10 506 që nga fillimi i epidemisë.

Brenda 24 orëve të fundit u imunizuan 5501 persona dhe bashkë me ta numri i përgjithshëm u bë 294 132. Me dy doza të vaksinës janë 50 653 persona.


Mbyllja e tretë do të likuidojë sektorin “Shëndet dhe Sport”

Asociacioni Bullgar për Shëndet dhe Fitnes është e shqetësuar për idenë e Ministrit të Shëndetësisë për të mbyllur përsëri qendrat e fitnesit dhe sallat sportive, studiot e vallëzimit, sallat për art amator dhe sporte. Asociacioni e përcakton këtë si të papranueshme dhe të pabazuar, njoftoi BTA.

Asociacioni paralajmëron se mbyllja e tretë e qendrave sportive do të eliminojë praktikisht sektorin “Shëndet dhe Sport”. Anëtarët e asociacionit përsëri ftojnë Ministrin dhe Shtabin Operativ Kombëtare në një debat publik mbi logjikën e vendimeve të menaxhimit. Ata gjithashtu ftojnë Ministrin të vizitojë qendrat sportive të zgjedhura rastësisht për t’u njohur me masat e sigurisë dhe investimet e bëra në to.


Përfaqësuesit e lokaleve kundërshtojnë idenë e kufizimeve të reja

Shoqata e Lokaleve në Bullgari dhe Asociacioni Bullgar i Lokaleve caktuan si “absolutisht i papranueshëm” çdo shtrëngim të masave në lidhje me biznesin e tyre. Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov njoftoi se masa të ndryshme po mendohen për zonat me incidencën më të lartë të koronavirusit. Sidoqoftë, organizatat e degës kundërshtojnë idetë për një mbyllje të re, duke deklaruar se ata do të pranojnë vetëm masat dhe datat e shpallura tashmë. Përfaqësuesit e kësaj industrie gjithashtu kërkojnë pagesa të menjëhershme të 20 për qind të xhiros së premtuar për muajt në të cilët lokalet u mbyllën dhe thonë se janë gati të jenë “më direkt” në mbrojtjen e të drejtave të tyre.


Epidemisë do t’i jepet fund këtë vit, nëse ndjekim planin e vaksinimit

Nëse ruhet shkalla aktuale e vaksinimit, fundi i epidemisë Covid-19 do të ndodhë në mes të vitit të ardhshëm, kur 70 për qind e bullgarëve do të kalonin sëmundjen. Këtë e parashikoi para BNR Prof. Ognjan Kunçev nga Instituti i Matematikës dhe Informatikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Kjo do të thotë edhe 50 000 viktima të tjera të koronavirusit pasi në momentin e tanishëm janë 10 764. Sidoqoftë, nëse zbatohet plani i vaksinimit dhe 100-120 mijë njerëz vaksinohen çdo muaj, epidemia do të përfundojë më së voni deri në fund të vitit, theksoi matematikani. Ai mendon se numri i raportuara i të infektuarve nuk është i vërtetë, pasi rastet e paregjistruara janë të paktën tre deri në katër herë më shumë.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Vesella Krësteva dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Ekipi "Ship"




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

EK: Rreziku i lartë i varfërisë dhe pabarazia e konsiderueshme e të ardhurave në Bullgari

Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo theksohet në dokumentin e punës të Komisionit Evropian për konvergjencën sociale të vendeve anëtare..

botuar më 24-05-12 9.10.PD

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 24-05-10 7.35.MD