Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misha Majski dhe Evgenij Kisin me koncerte dhe klasa mjeshtërie në Sofje

Foto: Akademia Kombëtare Muzikore

Gjatë ditëve të fundit muzikantët e rinj nga Akademia Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” si dhe pedagogët e tyre patën mundësi të takohen me dy nga ekzekutuesit më të njohur modern - pianisti Evgenij Kisin dhe violonçelisti Misha Majski, të cilët janë tek ne, që të zhvillojnë koncerte në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria”. Përpara fillimit të klasave të tyre të mjeshtërisë, të mbajtur në dy ditë rresht në sallën e koncerteve të Akademisë, artistët morën titullin e  nderit  Doctor Honoris Causa të Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov”, i cili u qe dhënë në ceremoni të shkurtra nga rektori profesor Sava Dimitrov. Në sajë të kolegëve nga transmetimi “Alegro Vivaçe” të programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare, ju ofrojmë fjalët falënderuese të cilat Misha Majski ua tha miqve në sallë:

“Unë nuk kam fjalë! Fare nuk e kam pritur. Erdha këtu që të takohem me muzikantë të rinj, të punojmë pak bashkë, por ja që po marr këtë befasi - shumë të këndshme dhe një nder të madh. Jam shumë mirënjohës dhe gëzohem se kjo situatë e çuditshme, në të cilën jemi duke jetuar, ka anët e veta negative por njëkohësisht dhe pozitive. Tani duhej të jem në Amerikë. Gjatë muajit shkurt duhej të fillojmë një turne të madhe me Marta Argeriç, por çdo gjë qe anuluar për shkak të pandemisë. Kështu u hap mundësi që të vijë përsëri në Bullgari, në Sofje dhe shpresoj se, nuk do të jetë për herë të fundit.”

Misha Majski
Le të rikujtojmë se kemi fatin për herë të katërt të takojmë në skenën bullgare këtë violonçelist të shkëlqyer. Herën e kaluar kjo ndodhi në fillim të vitit 2017, kur ai qe solist i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, nën drejtimin e dirigjentit Aleksandër Zemcov. Tani Majski dhe Zemcov përsëri qenë bashkë në skenë në një koncert i cili u zhvillua më 10 mars, kësaj radhe me Filarmoninë e Sofjes. Recitali i Evgenij Kisinit është më 11 mars, pianisti do të ekzekutojë për herë të parë tek ne. Në të njëjtën ditë, përsëri në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore, klasë mjeshtërie do të zhvillojë Aleksandër Zemcov.

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Akademia Kombëtare Muzikore, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD