Gjatë ditëve të fundit muzikantët e rinj nga Akademia Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” si dhe pedagogët e tyre patën mundësi të takohen me dy nga ekzekutuesit më të njohur modern - pianisti Evgenij Kisin dhe violonçelisti Misha Majski, të cilët janë tek ne, që të zhvillojnë koncerte në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria”. Përpara fillimit të klasave të tyre të mjeshtërisë, të mbajtur në dy ditë rresht në sallën e koncerteve të Akademisë, artistët morën titullin e nderit Doctor Honoris Causa të Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov”, i cili u qe dhënë në ceremoni të shkurtra nga rektori profesor Sava Dimitrov. Në sajë të kolegëve nga transmetimi “Alegro Vivaçe” të programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare, ju ofrojmë fjalët falënderuese të cilat Misha Majski ua tha miqve në sallë:
“Unë nuk kam fjalë! Fare nuk e kam pritur. Erdha këtu që të takohem me muzikantë të rinj, të punojmë pak bashkë, por ja që po marr këtë befasi - shumë të këndshme dhe një nder të madh. Jam shumë mirënjohës dhe gëzohem se kjo situatë e çuditshme, në të cilën jemi duke jetuar, ka anët e veta negative por njëkohësisht dhe pozitive. Tani duhej të jem në Amerikë. Gjatë muajit shkurt duhej të fillojmë një turne të madhe me Marta Argeriç, por çdo gjë qe anuluar për shkak të pandemisë. Kështu u hap mundësi që të vijë përsëri në Bullgari, në Sofje dhe shpresoj se, nuk do të jetë për herë të fundit.”
Le të rikujtojmë se kemi fatin për herë të katërt të takojmë në skenën bullgare këtë violonçelist të shkëlqyer. Herën e kaluar kjo ndodhi në fillim të vitit 2017, kur ai qe solist i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, nën drejtimin e dirigjentit Aleksandër Zemcov. Tani Majski dhe Zemcov përsëri qenë bashkë në skenë në një koncert i cili u zhvillua më 10 mars, kësaj radhe me Filarmoninë e Sofjes. Recitali i Evgenij Kisinit është më 11 mars, pianisti do të ekzekutojë për herë të parë tek ne. Në të njëjtën ditë, përsëri në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore, klasë mjeshtërie do të zhvillojë Aleksandër Zemcov.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Akademia Kombëtare Muzikore, BGNES
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..