Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qelqi si frymëzim dhe si një vështrim drejt së kaluarës

Foto: fund13veka.bg

Magjia, kur nga një masë e nxehtë gjysmë e lëngshme formohet një objekt qelqi mund të pushtojë secilin. Dhe pavarësisht se teknologjia e përpunimit të qelqit të jetë e njohur prej mijëvjeçarëve dhe sot shkencëtarët e rinj dhe krijues zhyten në hapësirën e saj pafund, që të mësojnë traditat, por dhe të kërkojnë forma të reja për punë me këtë materie.

“Më kujtohet hera e parë kur e pash vet procesin e fryrjes së qelqit prej një mjeshtri shumë të mirë italian - tregon Lilia Pangellova, e cila merret me përpunimin e ngrohtë  dhe me arkeologjinë e qelqit. Ajo e cila më çuditi dhe më lidhi me këtë tip pune është natyra e gjallë. Nga një rërë ai mund të kthehet në diçka e cila lëviz dhe në të njëjtën kohë transparente. Dhe drita përthyhet përmes tij  dhe në të njëjtën kohë është një trup solid, të cilit imagjinata mund t’i japë formën e duhur. Kjo më frymëzoi. Ai është i ngrohtë si trupi i njeriut, transmeton energji dhe e konsideroj si diçka magjike.”

Lilia Pangellova jeton dhe punon në Malta. Ajo ka studiuar për dizajn të porcelanit, qeramikës dhe të qelqit në Sofje dhe Stamboll. Aktualisht po bën magjistraturë në kërkimin dhe studimin e artit në Universitetin në Malta. Mendon se kjo do t’i lejojë të transmetojë zanatin dhe t’u hapë  sytë dhe njerëzve të tjerë për bukurinë e qelqit.

Frymëzimi i Lilias arrin deri aty saqë ajo fillon ta studiojë qelqin dhe nga pikëpamja e arkeologjisë. Në Malta ajo gjendet në ekipet e dy projekteve për rivendosjen e furrave antike dhe të teknikave për përpunimin e qelqit nga periudha romake. Kjo i jep mundësi të afrohet deri tek eksponatet origjinale, t’i datojë ato dhe të japë informacion sesi janë përpunuar:  

Arkeologjia e qelqit më mëson pikërisht me këtë - të respektoj të kaluarën, të frymëzohem dhe të vazhdojë atë që është filluar përpara meje. Mendoj se çdo një njeri është trashëgimtar i një kulture, i traditave, prandaj është mirë të dimë se çfarë ndodh nëpër këto toka”.  Po këtë tërheqje të fortë ndaj lëndës së brishtë provon dhe piktorja Denica Todorova, e cila përpara një viti, bashkë me Lilia Pangellovën ishte ndër të nominuarit për çmimin për një talent të ri në art dhe në shkencë të fondit të donacioneve “13 shekuj Bullgaria”.

Ajo zgjedh qelqin për subjekt të artit të saj, me qenë se shikon në këtë “material të pazakonshëm, energji , e cila është në kufi me shenjtërinë”. Kjo i jep mundësi të shprehë ndjenjat e veta duke gërshetuar teknikat e pikturës e të skulpturës.

“E pash materialin  në një mënyrë më të ndryshme dhe isha e mahnitur nga mundësitë skulpturore - sqaroi Denica. Kështu iu drejtova studimit të tij si një formë tredimensionale. Më frymëzoi  mundësia e tij - të pranojë formën, ngjyrën, efektin grafik, efektet piktoreske si një produkt individual më vete të artit”.


Nuk ka sesi të jesh i mirë në këtë që bën, nëse nuk u kushton vëmendje ngjarjeve rreth teje, pohon Denica. Kjo e detyron të përfshihet në studimin e formave artistike të qelqit, jo vetëm në universitetin e Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”, ku kohët e fundit bëri doktoratë, por dhe të specializojë jashtë Bullgarisë, të marrë pjesë aktive në ekspozita ndërkombëtare dhe kombëtare, dhe në festivale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto dhe video: fund13veka.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD