Më 15 mars para pesë vitesh u nda nga jeta Ljubka Rondova – një nga këngëtaret më të dashura popullore. E quante veten e bija e Egjeut. Këngët e krahinës së lindjes i pranonte si një mision i vet dhe kuptim i jetës së vet. Dashuria ndaj traditave ishte forca e saj lëvizëse. Bashkë me kureshtjen e madhe që ruajti deri në fund të jetës. Gjithnjë ajo përmendte vendlindjen e saj, fshatin Shestevo të Kosturit, që sot është në territorin e Greqisë. Ajo nuk harronte edhe kolegët e saj nga Ansambli “Goce Dellçev” ku vite me radhë ishte si soliste, ashtu edhe filologe.
Në kryeqytetin bullgar Ljubka Rondova mbërrti nga Praga ku sapo ishte mbaruar Universitetin Karllov. Tërë jetën ajo e lidhi me kulturën bullgare – jo vetëm si interpretuese, por edhe si pjesë e organizatave shtetërore dhe shoqërore. Ajo zotëronte disa gjuhë të huaja, lexonte pa ndërprerë. Edhe vitet e fundit të jetës vazhdonte të incizonte këngë të panjohura popullore.
Para mikrofonit të Radio Bullgarisë tregonte për takimet e veta me bashkatdhetarët dhe adhuruesit tanë. Pas çdo interviste merrte shumë letra dhe telefonata. “Udhëtoj shumë nëpër botë dhe vazhdimisht takohem me emigrantë bullgarë, të cilët jetojnë me mallin për mëmëdheun”, rrëfente ajo. Në skenë ajo shkëlqente me buzëqeshjen e saj joshëse, me veshjet e bukura popullore, me magjepsjen, me zërin e ëmbël. Nuk janë pak këngëtarët e rinj të cilët kërkuan këshillat dhe udhëzimet e saj. Ajo gjithmonë u thoshte atyre që të kishin kujdes për vërtetësinë e teksteve dhe melodive. Dhe gjithashtu - kur ata interpretojnë këngët e saj për të thënë se ato janë nga rajoni i Kosturit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..
Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...
Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..