Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 373

Foto: pixabay
Në plazh në Bullgari - me një distancë prej të paktën 1.5 m midis njerëzve

Me urdhër të Zëvendës Kryeministres dhe Ministre të Turizmit Mariana Nikollova, vendosen rregulla të përbashkëta për masat antiepidemike në turizëm per  sezonin e ardhshëm të verës 2021. Qëllimi është të garantohet shëndeti dhe siguria e turistëve, ndërsa Bullgarisë të mbrojë statusin e saj të destinacionit të shëndetshëm dhe të sigurt.

Masat përfshijnë të gjitha llojet e turizmit. Në vendet e mbyllura publike, maskat e fytyrës janë të detyrueshme, si dhe një distancë prej 1.5 m. Në një vend të dukshëm në vendet e akomodimit tabela të informacionit do të tregojnë numrin maksimal të mysafirëve. Nëse dyshohet se një mysafir ka Covid-19, ai do të izolohet në një dhomë të përgatitur paraprakisht. objekti nuk do të vihet nën karantinë.

Sipas rregullave, në plazhet e mbrojtura detare duhet të respektohet një distancë fizike prej të paktën 1.5 m ndërmjet individëve. Vetëm 2 persona ose anëtarët e një familjeje do të mund të akomodohen në zonat e plazhit në çdo 20 metra katrorë. Një çadër mund të përdoret nga maksimumi 2 persona ose nga anëtarët e një familjeje.

Në objektet për ushqim rekomandohet që turistët të mbajnë maska derisa të ulen në tryezë dhe pasi të ngrihen prej saj.

Rregullat hyjnë në fuqi më 1 maj. Sipas ministres Mariana Nikollova, për momentin nga gati 150 mijë njerëz që punojnë në sektorin e turizmit, 82 mijë kanë deklaruar se duan të vaksinohen.

Deri më tani pa masa më të rrepta kundër Covid-19 në Sofje

Përkundër rritjes së incidencës së koronavirusit, nuk është e nevojshme të vendosen masa më të rrepta antiepidemike në Sofje. Këtë e deklaroi kryetarja e bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandakova. Palestrat dhe qendrat tregtare mbeten të hapura dhe, sipas saj, kontrollimet për respektimin e masave vazhdojnë. Kopshtet dhe çerdhet gjithashtu  mbeten të hapura.
Me urdhër të drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor Rajonal të Sofjes, nga 16 mars shtretërit për pacientët me Covid-19 në të gjitha spitalet në Sofje do të rriten me 20 për qind.

Mund të ketë një rënie e të infektuarve rishtas pas 3 javësh
 
Situata e koronavirusit dhe presioni mbi spitalet janë nën kontroll. Bullgaria ka gjithçka që ju nevojitet për betejën me Covid-19. Furnizimet e vaksinave vazhdojnë. Kjo u raportua në një takim pune me Kryeministrin Bojko Borisov, njoftoi BTA.
Kryeministri theksoi se vendi porositi shumë më tepër sesa sasia e kërkuar e vaksinave për popullsinë. Borisov pret që sasitë e vaksinës së katërt të miratuar nga BE do të vijnë së shpejti. Prej saj vendi porositi 2 milion doza.
Kryeinspektorit Shëndetësor Shtetëror Doc. Angell Kunçev parashikon që edhe nëse arrihet një numër i lartë i rasteve të reja në 2-3 javët e ardhshme, atëherë do të fillojë një rënie e numrit të të sapo infektuarve.

18 për qind janë të infektuarit rishtas me Covid-19 në 3759 teste

679 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, tregon Portali i Unifikuar i Informacionit. 18 për qind e 3759 testeve të kryera janë pozitive. Gjithsej 278 557 raste të infektimit janë identifikuar që nga fillimi i pandemisë.
42 090 janë rastet aktive që nga 15 marsi. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje – 223 pas kësaj radhiten rrethet e qyteteve Varna - 61 dhe Burgas - 56.
51 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit me koronavirus të vendosur. 584 u shëruan. 7101 pacientë me Covid u shtruan në spital. 533 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv.
Vaksinuar rishtas për 24 orët e fundit janë 975. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arriti në 338 879. Me një vaksinë të dytë që nga fillimi i fushatës së imunizimit janë 58 417 persona.

Pritet një numër të mjaftueshëm vaksinash për të rifilluar imunizimin

21 060 doza të vaksinave Pfizer mbërritën në Bullgari, tha për Nova TV Bogdan Kirillov, drejtori i Agjencisë Bullgare të Barnave. “Më 19 mars do të furnizohen 33 600 doza të tjera të vaksinës Moderna. 51 060 doza të tjerë priten pas 21 marsit. AstraZeneca gjithashtu ka dërgesa. Një total prej 480 000 doza pritet të mbërrijnë deri në fund të marsit”, shpjegoi Kirillov.
Kryeinspektori shëndetësor shtetëror Angell Kunçev tha para bTV se nuk bëhej fjalë për trombozë te gruaja  57-vjeçare që vdiq pas vaksinimit në Plovdiv. Më së voni në fillim të javës së ardhshme, të gjitha rezultatet e analizave të gruas së vdekur do të bëhen të qarta. Kunçev është i mendimit se kjo do të çojë në fillimin e imunizimit masiv.

Legjenda bullgare e rrokut Kosjo (Konstantin) Markov u nda nga jeta
 
Pas ndërlikimeve nga Covid-19, muzikanti, kompozitor dhe themelues i grupit “Tangra”, Kosjo Markov, vdiq. Lajmi tragjik u njoftua nga vajza e tij në radion Z-Rock.
Muzikanti  i lindur në vitin 1949 në Sofje, është një nga themeluesit e grupit të parë rok në Bullgari nga koha e komunizmit “Bëndaracite”.
Në vitin 1976 ai krijoi formacionin e vet “Tangra”. Grupi kaloi dy periudha stilistike të pop-rock dhe më pas new wave, duke ndryshuar shumë solistë. Grupi “Tangra” i udhëhequr nga Markov këndoi disa nga hitet më të njohura në Bullgari deri në vitin 1989.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD