Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 374

Foto: arkiv

Numri më i lartë i të shtruarve në spital që nga fillimi i pandemisë

Për 24 orët e fundit4637 raste të reja të koronavirusit u zbuluan në vend nga 19 497 teste të kryera. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, mostrat pozitive janë 24 për qind. Shumica janë të infektuar rishtas në Sofje - 1116. Ndiqen nga rrethet e qyteteve Burgas - 449, Plovdiv - 362 dhe Varna - 343 raste të reja.

Pacientët aktivë janë 44 663. Në 24 orët e fundit 187 njerëz vdiqën. Me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti 11 472 veta.

Në spital trajtohen 7269 pacientë prej tyre 577 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Për 24 orët e fundit u shëruan 1877 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrit në 227 059 veta.

Të vaksinuarit për 24 orët janë 2828 persona. Numri i përgjithshëm i njerëzve të vaksinuar që nga fillimi i fushatës është 341 707 veta. 59 994 njerëz u imunizuan me dy doza.


  

Deri në verë imunizimi do të mbulojë deri në 40 për qind të popullsisë aktive

Nuk ka kaos në organizimin e vaksinimit. Një opinion mbi sigurinë e vaksinës AstraZeneca pritet më 17 mars. Por vaksinimet aktualisht po kryhen me Pfizer dhe Moderna, tha në qytetin Varna Prof. Krasimir Gigov, kryetar i Shtabit Kombëtar të Vaksinimit.

“Nuk ka kaos dhe nuk ka asnjë ndalesë, ka një shtyrje të përkohshme të procesit dhe kjo është për shkak të arsyeve përtej kontrollit tonë.” Pritet që në muajt e verës të imunizuarit në vend të arrijnë 30-40 për qind, gjë që do të çojë në një rënie të shkallës së infeksionit dhe në frenimin e situatës në nivele të kontrolluara, tha Gigov, cituar nga BNR.


Vaksinimi nuk duhet të ndalet për shkak të një rasti të vetëm

Nëse vazhdojmë kështu - çdo rast i vetëm të jetë një arsye për të ndaluar vaksinimin, procesi do të vazhdojë për 10 vjet. Këtë e tha për BNT Kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, Dr. Ivan Maxharov.

Ai theksoi se pezullimi i operacioneve të planifikuara nuk ka një qëllim aq antiepidemik sa të sigurojë stafin, “veçanërisht reanimatorët për kujdesin që duhet t'u jepet pacientëve me Covid”. Shtretërit nuk mbarojnë sepse ka shumë shtretër spitalorë në vend. Ka vështirësi në disa vende, por ne nuk shohim frikë dhe konfuzion midis kolegëve tanë, si në vjeshtë. Gjithçka ndodh në një mënyrë të punuar tashmë. Një e treta e popullsisë jeton në Sofje dhe është e qartë se kjo do të jetë ngarkesa më e madhe e punës, shtoi Maxharov.


Bullgaria është ndër të pakënaqurit me furnizimin e ndërprerë të vaksinave në BE

Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrat e Bullgarisë Bojko Borisov, të Letonisë Arturs Krishjanis Karinsh, të Sllovenisë Janez Jansha, të Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe të Republikës Çeke Andrej Babish shprehën pakënaqësi me ndarjen e pabarabartë të vaksinave midis vendeve anëtare të BE. Kjo ndodhi sot në një takim pune të gjashtë udhëheqësve në Vjenë.

Sebastian Kurz theksoi se ai ra dakord me presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian për të korrigjuar ndarjen.

Më parë, qendra e shtypit pranë qeverisë bullgare njoftoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që furnizimi i vaksinave për shtetet anëtare të kryhet njëkohësisht dhe në proporcion me popullsinë, në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv i njëkohshëm për të gjithë BE-në.


Ndalimi i vaksinës AstraZeneca nuk është fatale për BE

“Ndalimi i vaksinimit me AstraZeneca nuk do të jetë fatal për imunizimin në BE, as për qëllimet e vendosura nga Komisioni”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Stefan de Kersmaker para BNR.

“Kur nënshkruam kontrata me krijuesit e vaksinave, u përpoqëm të krijojmë një portofol të larmishëm dhe të investojmë në më shumë vaksina. Ai përmban gjithsej 2.6 miliardë doza nga 6 prodhues. Kjo ishte shumë e rëndësishme për ne sepse nuk ishim të sigurt që kompanitë do të ishin në gjendje të zhvillonin dhe të prodhonin vaksinat. Zgjedhja e një portofoli të larmishëm doli të jetë shumë e rëndësishme dhe e dobishme. Tani ne vërtet kemi probleme me prodhimin e AstraZeneca, por portofoli ynë përfshin vaksina nga Pfizer / Biontech, Moderna, Johnson dhe Johnson, etj. ”, tha zëdhënësi.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Gergana Mançeva dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell por me erë. Maksimumi do të jetë nga 20° deri në 25°, në Sofje -..

botuar më 24-11-01 7.35.MD

BSP i bëri thirrje Prokurorisë që të përgjigjet shpejt ndaj raporteve për një votim të manipuluar

Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..

botuar më 24-11-01 4.17.MD
Tihomir Vasilev

Një iniciativë qytetare bëri thirrje për anulimin e zgjedhjeve

Anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kështu kërkon Iniciativa Qytetare për mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e 51-të Kombëtar, raporton reporteri i BNR-së, Daniell Inkov. Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet..

botuar më 24-11-01 3.26.MD