Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si një vend i BE Bullgaria nuk e njeh aneksimin e Krimesë

Foto: mfa

7 vjet pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Federata Ruse, Bullgaria mbetet e qëndrueshme në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Kjo theksohet në një pozitë të Ministrisë së Jashtme Bullgare.

Ne e shohim këtë akt kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës si një shkelje të ligjit ndërkombëtar me pasoja serioze për stabilitetin në rajonin e Detit të Zi dhe sigurinë ndërkombëtare.

Një shqetësim të veçantë ngjall ndërtimi i Urës Kerçenski pa pëlqimin e Ukrainës, militarizimi në rritje i gadishullit, ndryshimi i demografisë dhe përkeqësimi i situatës së të drejtave të njeriut. Ne bëjmë thirrje për të siguruar kalimin e papenguar të të gjitha anijeve përmes ngushticës Kerçenski, theksohet në deklaratën e ministrisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parakalimi sindikal me rastin e Ditës së Punës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, Konfederata e Punës “Podkrepa” organizon parakalimin e saj tradicional festiv në Sofje. Marshimi nis nga sheshi "Shën e Diela" i kryeqytetit për në muzeun "Toka dhe njerëzit", ku parashikohet një..

botuar më 24-05-01 11.26.PD

Parashikimi i motit për 1 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe do të ndalen. Pasdite do të ketë sërish reshje shiu në vendet malore. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-30 7.40.MD

Parlamenti ndaloi reklamimin e lojërave të fatit në media

Pa debat dhe unanimisht, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, duke ndaluar reklamimin e lojërave të fatit në media. Përjashtim bëhet vetëm për transmetimin e tirazheve të totalizatorit shtetëror sportiv bullgar pranë Ministrisë..

botuar më 24-04-30 6.28.MD