Në Bursën e 27-të Turistike Ndërkombëtare, që u mbajt në Moskë nga 16 deri më 18 mars, pushimorja bregdetare bullgare “Allbena” tërhoqi vëmendjen me një program atraktiv për rehabilitim pas kalimit të infektimit nga Covid-19. Programi i bazohet klimës së favorshme detare – ajri, i pasur me ozon dhe jod, lagështia optimale dhe rrezatimi ultravjollcë me aktivitet të fuqishëm biologjik. Janë të përfshira dhe procedura me produkte natyrore, ndër të cilët ujë mineral hipotermik nga burimi i vet dhe baltë termike shumë e mineralizuar.
Përveç si një pushimore detare e cila tërheq kryesisht familje me fëmijë, “Allbena” njihet edhe si destinacion spa dhe si Pushimore Evropiane e Sportit. Lidhur me këtë një interes provokojnë edhe shkollat e specializuara për fëmijë në not, futboll dhe volejboll në plazh. Gjatë kësaj vere një pjesë e aktiviteteve sportive në territorin e pushimores do të jenë falas, por me respektim të të gjitha masave antiepidemike.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..
Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..
Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..