Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 380

Foto: EPA/BGNES

Nga 22 marsi Bullgaria është në bllokim dhjetëditor

Nga 22 deri më 31 mars, masa shtesë antiepidemike vendosen në Bullgari. Arsyeja është rritja e numrit të njerëzve të infektuar me Covid-19 dhe atyre të shtruar në spital me infeksionin.

Mbyllen qendrat tregtare, përveç dyqaneve ushqimore, zyrave të bankave dhe operatorëve të telekomunikacionit të vendosur në to. Vizitat në institucionet e hotelierisë dhe argëtimit pezullohen, duke lejuar vetëm furnizimet dhe marrjen e ushqimit në shtëpi. Mysafirët do të ushqehen në dhoma. Palestrat dhe sallat e trajnimit në grup po mbyllen gjithashtu. Nxënësit  mësojnë në një mjedis elektronik. Jo më shumë se 15 persona lejohen të marrin pjesë në takime private. Udhëtimet turistike në grup pezullohen gjithashtu.


Përsëri mbi 20 për qind janë testet pozitive për koronavirusin

Për 24 orët e fundit u identifikuan 943 raste të reja të koronavirusit në vend me 4410 teste të kryera. Kjo do të thotë që gati 21.4 për qind e mostrave janë pozitive. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Mostrat pozitive janë mbi 20 për qind për ditën e shtatë radhazi.

Që nga regjistrimi i rastit të parë në Bullgari pak më shumë se një vit më parë, u identifikuan gjithsej 303 423të  infektuar. Nga këto rastet aktive aktualisht janë 56 633.

Për 24 orët e fundit 534 njerëz u shëruan, 53 persona vdeqën me Covid-19. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni që nga fillimi i epidemisë është 12 019.

Në spital janë të shtruar 8660 persona, nga të cilët 690 janë në njësitë e kujdesit intensiv.

2 358 veta u vaksinuan në 24 orët e fundit. Dozat totale të vendosura që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë 368 9051. Dyfish  janë të vaksinuar 71 224 njerëz.


Akademia Ushtarake Mjekësore bëri thirrje për dhurimin e gjakut

Akademia Ushtarake Mjekësore në Sofje u bëri thirrje qytetarëve, gjendja shëndetësore e të cilëve lejon, të ndihmojnë dhe të dhurojnë gjak falas. Nga qendra mjekësore garantojnë që të gjitha masat antiepidemike respektohen në qendrën e gjakut.

“Pandemia Covid-19 e vuri sistemin e kujdesit shëndetësor në një provë serioze. Kohët e fundit vërejmë një rënie të numrit të dhuruesve të gjakut të papaguar. Dhe shumë pacientë kanë nevojë për transfuzione ditore të gjakut dhe për produkte të gjakut”, njoftojnë nga spitali.


Shpallën rregullat për votimin e njerëzve në karantinë dhe atyre që kanë vështirësi për t'u lëvizur

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) caktoi rregullat për votimin me kuti të lëvizshme votimi.

Sipas tyre, një votues me aftësi të kufizuara të përhershme të vendosur nën karantinë e detyrueshme ose izolim të detyrueshëm, gjë e cila nuk i lejon të ushtrojë të drejtën për të votuar në rendin e përgjithshëm, por ka aplikuar për të votuar, do të vizitohet në ditën e zgjedhjeve nga një komision sektorial zgjedhor i lëvizshëm për të ushtruar të drejtën e votimit. Nëse është e mundur, votuesit e vendosur nën karantinë ose izolim të detyrueshëm do të votojnë përpara banesës, njoftoi KQZ.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Gergana Mançeva dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria nënshkroi një kontratë për kapacitete të reja bërthamore me "Westinghouse" dhe "Hyundai"

Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..

botuar më 24-11-04 4.06.MD
Rosica Mateva

Në 63 seksione duhej të kishte, por nuk kishte video përgjim të zgjedhjeve

Për 63 vendvotime nga gjithsej 11 626 që duhej të kishin video-përgjim, nuk ka video live dhe regjistrim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Këtë e ka bëri të ditur zëvendëskryetarja dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror të..

botuar më 24-11-04 3.34.MD
Bojko Borisov

GERB paralajmëroi se anulimi i zgjedhjeve nuk do të çojë në formimin e një qeverie të re

Nëse do të ketë negociata për formimin e një qeverie të re, kjo do të vendoset nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Parlamentarizmi kërkon që kryetari të jetë nga GERB dhe ne nuk do të bëjmë kompromis, tha në një konferencë shtypi lideri i GERB-it..

botuar më 24-11-04 3.21.MD