Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 382

Foto: arkiv

Pneumologët paraspitalorë kërkuan shtojcë si mjekë të linjës së parë

Specialistët në sëmundjet e mushkërive në Bullgari nga kujdesi paraspitalor apelojnë që të njihen si mjekë të linjës së parë. Ata janë kategorik se puna e tyre është shumë e rrezikshme pasi ekzaminojnë dhjetëra pacientë me komplikime të koronavirusit çdo ditë.

Pneumologët nga kujdesi paraspitalor kërkojnë që menjëherë të barazohen me kolegët e tyre nga spitalet dhe të marrin një shpërblim shtesë prej 1000 leva (500 euro), që u paguhet mjekëve të linjës së parë. “Ka një grup prej 50-60 pulmonologësh në kujdesin paraspitalor të cilat ekzaminuan shumë pacientë gjatë pandemisë”, theksojnë nga Shoqata e Sëmundjeve të Mushkërive.

Pulmonologët që punojnë në spitale njihen si punëtorë të linjës së parë.


Sipas 62.8 për qind të bullgarëve vaksinimi do të na rikthejë te jeta normale

Në sfondin e pandemisë së pashueshme dhe numrit vazhdimisht në rritje të njerëzve të infektuar me koronavirus në Bullgari, 40.6 për qind e bullgarëve e pranojnë vaksinimin si diçka e afërt dhe e pashmangshme për ta, e cila mund t’i kthejë ata në jetën normale. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi kombëtar i Agjencisë Sociologjike "Exacta Research Group" nga 12-20 mars 2021.

6.7 për qind  theksojnë se ata tashmë u vaksinuan ndërsa  15.5 për qind u regjistruan për vaksinim. 37.2 për qind deklarojnë vendosmërisht se nuk do të vaksinoheshin.

62.8 për qind e të anketuarve besojnë se rruga e tyre për një jetë normale në të ardhmen kalon përmes vaksinimit.


24,4 për qind janë mostrat pozitive, në spital me Covid-19 trajtohen gati 9000 njerëz

4851 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit. 24.4 për qind e 19 869 testeve të kryera janë pozitive, sipas të dhënave të azhurnuara në Portalin e Unifikuar të Informacionit në mesnatë. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 1352, i ndjekur nga Burgas - me 496, Varna - me 369 dhe Plovdiv - me 358 të infektuar rishtas.

8927 pacientë trajtohen në spital, gjë që ditën e radhës është numri më i lart i të shtruarve në spital që nga fillimi i krizës Covid në vendin tonë. 729 persona janë në njësitë e kujdesit intensiv.

2571 njerëz u raportuan të kuruar në 24 orët e fundit, 119 vdiqën. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit në Bullgari deri tashti është 12 307.

12 436 njerëz u vaksinuan në 24 orët e fundit. Me ta, numri i përgjithshëm i vaksinave është tashmë 388 805. Personat total të vaksinuar me një dozë të dytë - 78 390.


2 ditë në shtëpi, 3 ditë në zyrë - stili i ri i punës i krijuar në pandemi

Një model hibrid, që kombinon 2 ditë punë nga shtëpia dhe 3 ditë në zyrë në javë, mendon të zbatojë biznesin bullgar në të ardhmen. Këtë e deklaruan 79 për qind nga 250 kompani bullgare nga 13 sektorë të ndryshëm që morën pjesë në një sondazh të Leadership Support, cituar nga gazeta “24 Çasa”. Anketimi, i kryer në fund të vitit 2020, i referohet organizimit të punës në kushtet e pandemisë. Në 62 për qind të firmave, punonjësit realizuan një ekuilibër më të mirë midis jetës dhe punës, gati 80 për qind e organizatave raportojnë se produktiviteti i tyre është rritur dhe 46 për qind e kompanive të anketuara tregojnë se aftësitë e punonjësve të tyre në IT u përmirësuan.


Edhe  52 milion leva (26 milion euro) marrin prindërit për shkak të kopshteve të mbyllura

Shteti alokoi 52 milion leva (pak më shumë se 26 milion euro) për të mbështetur familjet me fëmijë nën 14 vjeç. Ndihma është për prindërit që janë në pushim pa pagesë që të kujdesen për fëmijët e tyre pasi kanë kaluar arsimin online në shkolla dhe mbylljen e çerdheve dhe kopshteve. Këtë e njoftoi Kryeministri Bojko Borisov në mbledhjen e sotme të qeverisë, cituar nga sajti coronavirus.bg. Me fondet e alokuara sot, shuma totale e kësaj mase arrin 73 milion leva (37 milion euro). Më shumë se 41 000 familje u mbështetën me transferimin e mëparshëm.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 nëntorin 2024

Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin e Zi temperatura do të jetë rreth 3° në mëngjes. Gjatë ditës do të jetë me diell...

botuar më 24-11-07 7.35.MD

Ministri i mbrojtjes kërkoi që shpenzimet për mbrojtje në buxhetin e ri të jenë 2.5% e PBB-së

2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me shefin e mbrojtjes Adm. Emill Eftimov, ministri ishte i pranishëm në mauzole varrin e Princit..

botuar më 24-11-07 1.21.MD
Foto: Zonat Industriale të Kompanisë Kombëtare

Qendra kinematografike Bojana, afër Sofjes, së shpejti do të ketë konkurrencë nga Bozhurishte

Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit, në një sipërfaqe prej mbi 30 mijë metrash katrorë. Kontrata për shitblerjen e fushës do të..

botuar më 24-11-07 9.07.PD