Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 387

| rinovuar më 21-03-29 7.46.MD
Foto: BTA

Pritet që ta arrijmë kulmin e sëmundshmërisë nga Covid-19 brenda disa ditëve në vijim

Megjithëse numri i pacientëve me koronavirus në spitale është më i lartë sesa gjatë valës së mëparshme, sistemi spitalor i reziston fluksit. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov në një takim pune në Këshillin e Ministrave. Kryeinspektori shëndetësor i shtetit, Angel Kunçev, pret që kulmi i sëmundshmërisë të arrihet këtë ose javën tjetër. Sot në vend mbërritën më shumë se 31 000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech. Po vazhdon vaksinimi i grupeve të veçanta të planifikuara sipas regjistrit elektronik kombëtar.Pritet që deri në fund të javës njerëzit e vaksinuar të arrijnë gjysmë milion. Ka interes të vogël për korridoret e gjelbra për vaksinimin falas kundër Covid-19 në kryeqytet, vunë në dukje reporterët tanë. Vaksinimet atje bëhen kryesisht me vaksinën e AstraZeneca.


Nuk përgatitet vendosja e kufizimeve të reja në Bullgari

Bullgaria pret 230 000 doza të vaksinave kundër Covid-19 deri në fund të kësaj jave dhe 700 000 doza deri në fund të prillit. Janë siguruar sasi të mjaftueshme të Remdesivir. Sistemi shëndetësor gjithashtu ka të gjitha medikamentet e nevojshme, dezinfektuesit dhe oksigjenin, për të trajtuar pacientët me virusin e ri. Kjo u raportua në një takim pune me Kryeministrin Bojko Borisov. "Ne e kemi përmbushur zotimin tonë dhe kemi siguruar financimin e nevojshëm për luftimin e koronavirusit deri në maj. Qeveria dhe parlamenti tjetër do të vendosin se si të vazhdojnë financimin e sistemit në të ardhmen, " tha Kryeministri. Bojko Borisov hodhi poshtë lajmet e rreme rreth futjes së një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe kufizimeve të reja në vend, njoftoi BTA.


Të shtruarit në spital me Covid-19 janë afro 10 000

983 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë se 24% e 4094 testeve të kryera janë pozitive. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje – 318, të ndjekura nga Varna dhe Burgas, përkatësisht, me 91 dhe 89 të infektuar. Numri i rasteve aktive është 66 682. 9839 pacientë janë të shtruar në spital. 773 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv. 60 njerëz me koronavirus të regjistruar kanë vdekur brenda harkut të shënuar kohor prej 24 orësh, ndërsa numri i të shëruarve është 457. Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 2383 vaksina kundër Covid-19. Dozat e vaksinave të kryera në Bullgari janë mbi 436 000. 88 214 njerëz janë imunizuar me dozën e dytë.


Avokati i Popullit kërkon që certifikata e imunizimit të jetë falas

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva kërkoi nga Ministri i Shëndetësisë që të urdhërojë që certifikata e vaksinimit kundër Covid-19 të jetë falas, njoftoi zyra e shtypit e Avokatit të Popullit. Arsyeja e kërkesës janë ankesat për shkak të rasteve në të cilat institucionet mjekësore kërkojnë një tarifë për lëshimin e dokumentit. Praktika shkel kategorikisht të drejtat e qytetarëve pa nënshkrime elektronike, të cilët nuk mund ta shkarkojnë dokumentin falas. Ata kanë të drejtën të kërkojnë certifikatën e tyre nga mjeku i përgjithshëm ose nga pika e vaksinimit ku janë vaksinuar. I gjithë procesi i imunizimit kundër Covid-19 në vend është falas dhe nuk varet nga statusi i sigurimit shëndetësor të personave, kujton Kovaçeva.

Sot më vonë Këshilli Mnikëqyrës i Arkës Kombëtare të Shëndetëssë mori vendim për lëshimin falas të certifikatës së vasinimit kundër Covid-19. Këtë e bëri të ditur në profilin e vet në Facebook Ministri i Shënedetësisë Kostadin Angellov. Certifikata mund të shtypet nga qendrat e vaksinimit dhe nga mjekët e përgjithshëm, kur personi i vaksinuar nuk ka nënshkrim elektronik.


Ulje e numrit të udhëtarëve nga Bullgaria dhe e miqve nga jashtë

Në shkurt 2021, në situatën e vazhdueshme të epidemisë, udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë ishin 215 300 ose 46,3% nën ato të regjistruara në shkurt 2020, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në shkurt 2021 vizitat e të huajve në Bullgari ishin 240 900 ose me 52.6% më pak krahasuar me shkurtin e vitit 2020. Një ulje drastike e udhëtimeve është regjistruar për të gjitha qëllimet e vëzhguara: "pushimet dhe ekskursionet" - 81.7%, "biznesi" - 50.7% dhe "të tjera" - 21.7 për qind. Nga të huajt që vizituan Bullgarinë në shkurt 2021, shtetasit e BE ishin 40.7% ose 56.4% më pak se një vit më parë. Përjashtim bëjnë vizitat nga Republika Çeke, ku ka një rritje prej 76.1 për qind.


Gjatë kësaj vale të Covid-19 dëmet në mushkëri janë më të mëdha

Këtë e deklaroi para BNR Prof. Marin Penkov nga spitali “Shën Ivan Rilski” në Sofje. Sipas tij, nuk është e qartë nëse arsyeja për këtë është kërkimi i mëvonshëm për ndihmë mjekësore nga ata të infektuar me Covid-19, apo virusi është bërë më agresiv dhe zbret më shpejt në mushkëri. Ai u bëri apel njerëzve për të kërkuar ndihmë mjekësore në kohën e duhur nëse është e nevojshme.


Nuk pritet zgjatje e moratoriumit të kredive

Moratoriumi i kredive nuk do të zgjatet për herë të tretë. Fundi i pjesës mjekësore të problemit është në horizont, tha para televizionit bTV bankieri Levon Hamparcumjan. "Por ndërsa problemet mjekësore po zhduken, problemet ekonomike po vazhdojnë," shtoi ai. Nëse një kompani ka një biznes të paqëndrueshëm, pavarësish nëse ka pandemi apo jo, rezultati nuk do të jetë i mirë për të, beson bankieri. "Njerëzit që kanë borxhe duhet të flasin me institucionin financiar nga i cili kanë marrë hua. Mos prisni që bankat të fillojnë të kërkojnë paratë e tyre një ditë pas përfundimit të moratoriumit të kredisë. Por ata duhet t'i bindin institucionet përkatëse se mund të kthejnë borxhet e tyre " tha Hamparcumian. Ai shtoi se nuk pritet asnjë valë e kredive të papaguara.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria pret që së shpejti të pranohet në Shengenin tokësor

Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga..

botuar më 24-10-03 9.11.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..

botuar më 24-10-02 7.22.MD