4497 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje - 1183, ndjekur nga ata në rrethet e Plovdivit - 391 dhe të Varnës - 264.
Rastet aktive janë 67 864. 9 679 pacientë u shtruan në spital. 752 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 203 njerëz vdiqën. Të kuruarit janë 3112.
Kështu numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në Bullgari që nga fillimi i pandemisë arriti 333 250 veta. Vdekjet nga Covid-19 janë 12 913. 252 473 janë të shëruarit. Testet për koronavirus janë 2 078 028.
Brenda harkut të shënuar kohor prej 24 orësh janë kryer 9006 vaksina. Bashkë me to numri i përgjithshëm i dozave të injektuara arriti 445 547. Të imunizuarit edhe me dozën e dytë janë 90 327 persona.Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur..