Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 388

Foto: arkiv

Lehtësim gradual i masave kundër Covid-19 pas 1 prillit

Që nga data 1 prill nxënësit kthehen në shkollë sipas orarit. Kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve fillojnë punën më 5 prill. Pas 1 prillit do të punojnë vetëm restorantet në të hapur me orar të kufizuar të punës nga ora 06 deri në 23.00.Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov, të dhënë më herët sot gjatë pranimit të 50 000 dozave të vaksinave kundër Covid-19 të Moderna në Sofje. Nga 1 prilli do të hapen teatrot dhe palestrat me kapacitet 30%. Qendrat e mëdha tregtare dhe dyqanet e mëdha nuk do të hapen. Do të ketë një përjashtim për dyqanet që mund të ofrojnë hapësira të jashtme. Klubet e natës mbeten të mbyllura deri në fund të prillit. Nuk do të ketë rrezik për qytetarët gjatë zhvillimit të zgjedhjeve, shtoi Angellov dhe u bëri thirrje njerëzve për të votuar.


Për shkak të orës së mbrëmjes në Shqipëri, ambasada jonë do të lëshojë shënime për votuesit

Ambasada Bullgare në Tiranë do të sigurojë një shënim zyrtar në rast se shtetasit bullgarë, të cilët do të votojnë më 4 prill 2021, duhet të shkelin orën e shpallur të mbrëmjes në vend (20:00 - 06:00) kur të kthehen nga qendra e votimit. Misioni sqaron se koha e votimit do të tregohet në shënimin zyrtar dhe, nëse është e nevojshme, mund t'u paraqitet autoriteteve shqiptare, njoftoi Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme. Në Shqipëri do të Hapet një qendër votimi - në Ambasadën Bullgare në Tiranë, ne adresën: Rr, “Skenderbej” 12.


Shihet rrugëdalje nga vala e tretë e epidemisë

Rreth një milion, një milion e gjysmë bullgarë tashmë janë imunizuar dhe mbrojtur nga koronavirusi. Rreth 500 000 - sepse tashmë e kanë kaluar infeksionin, ndërsa 450 000 – sepse janë imunizuar. Këtë e tha kryeinspektori i shëndetësisë doc. Angell Kunçev. Ky numër do të rritet çdo ditë me mbi 10 – 15 000. Në fund të prillit tashmë do të ketë akses të lirë tek të gjitha vaksinat, premtoi Kunçev cituar nga BGNES.


Sipas Kryeministrit Bullgaria do të dalë nga pandemia deri në qershor

Në një takim Ministri i Shëndetësisë, Kryeinspektori i Shëndetësisë dhe Kryeministri diskutuan se në bazë të të vaksinuarve dhe të të shëruarve masat kundër Covid-19 gradualisht do të fillojnë të dobësohen, njoftoi BTA. Në qytetin Bjalla, në rajonin e Ruses, Kryeministri Bojko Borisov ka shprehur besimin se 230 000 doza të vaksinave do të mbërrijnë në Bullgari deri në fund të marsit dhe më shumë se 700 000 - deri në fund të prillit. Shpresojmë se mjekët familjarë dhe specialistët mjekësor do të bëjnë maksimalisht nja 10 – 15 000 vaksina në ditë. “Kjo na jep optimizëm se gjatë majit – qershorit do të dalim nga pandemia”, shtoi Borisov.


23% janë të infektuarit me Covid-19 pas 19 242 testeve të kryera

4497 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje - 1183, ndjekur nga ata në rrethet e Plovdivit - 391 dhe të Varnës – 264. Rastet aktive janë 67 864. 9 679 pacientë u shtruan në spital. 752 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 203 njerëz vdiqën. Të kuruarit janë 3112. Kështu numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në Bullgari që nga fillimi i pandemisë arriti 333 250 veta. Vdekjet nga Covid-19 janë 12 913. 252 473 janë të shëruarit. Testet për koronavirus janë 2 078 028. Brenda harkut të shënuar kohor prej 24 orësh janë kryer 9006 vaksina. Bashkë me to numri i përgjithshëm i dozave të injektuara arriti 445 547. Të imunizuarit edhe me dozën e dytë janë 90 327 persona.


Pandemia ka rritur regjistrimin elektronik të deklaratave tatimore

Më shumë se 95% e deklaratave tatimore paraqiten në mënyrë elektronike, madje edhe nga personat fizikë. Shkaku për këtë është kriza Covid, por edhe digjitalizimi i shërbimeve, tha para BNT-së zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave Rosen Bëçvarov. Tashmë nuk duhet të merren shënime zyrtare në mbi 90% të rasteve. Nëse është e nevojshme të dhënat në deklaratë mund të korrigjohen - çdo ndryshim dhe modifikim lejohet deri në dërgimin e saj përfundimtar. Agjencia ofron mbi 100 shërbime të tjera elektronike, shtoi Bëçvarov.


Janë duke përgatitur prodhimin e preparateve bullgare kundër koronavirusit

Shkencëtarët bullgarë po testojnë preparate kundër Covid-19 bazuar në antitrupat e marra nga kulloshtra e kafshëve. Ato do të aplikohen në mukozën e zgavrës së gojës dhe të hundës, tha para BTA doc. dr. Wolf Lupke. Ai mendon se vaksinimi është i përshtatshëm vetëm për profilaksinë e njerëzve të shëndetshëm, por tek të sëmurët dhe personeli mjekësor është më mirë të përdoren antitrupa që mbrojnë nga ndërlikimet. Një trajtim i tillë tashmë është testuar ndër kafshët e infektuara me koronavirus dhe sëmundja është ndalur brenda një jave. Tashmë po punohet me institutet e mikrobiologjisë dhe kriobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, që të përgatitet partneritet për prodhimin e preparateve në një uzinë në Peshtera.


Rritje e kërkimit të banesave me sipërfaqe më të mëdha

Po vëzhgohet rritje prej 5-6% të çmimeve të banesave me sipërfaqe më të mëdha në qytetet e mëdha. Tregu zhvillohet shumë mirë, vuri në dukje para BNR-së Dobromir Genev, kryetar i Shoqatës Kombëtare “Pronësi të paluajtshme”. Sipas tij, në këtë moment kërkesa është përqendruar tek pronat më të mëdha ose tek ato që ofrojnë hapësira fleksibël, zona më të mëdha të hapura si tarraca, ballkone, lozha, duke përfshirë katet përdhese me hapësirë të gjelbër. Kërkohen gjithashtu shtëpi, parcela përreth qyteteve të mëdha. Sipas ekspertit, kërkesa për këtë lloj prone diktohet nga pandemia. Në kushtet e reja, më i prekur është tregu i qirasë në qytetet e mëdha, si dhe ai i zonave të zyrave.


Përpiloi: Joan Kolev dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov nga partia

Këshilli Publik i KQZ-së: Për herë të parë një parti del jashtë parlamentit për 21 vota

Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999% (partia "Veliçie") për shkak të mungesës së 21 votave. Kështu thuhet në një qëndrim të Këshillit..

botuar më 24-11-05 5.43.MD
Kamelija Nejkova

Disa video regjistrime të numërimit të votave në zgjedhje dërgohen në Prokurori

Komisioni Qednror i Zgjedhjeve (KQZ) i dërgon prokurorit video regjistrimet e numërimit në 7 seksione votimi për shkak të mospërputhjeve me protokollet dhe rezultatet. Prokurorët do të duhet të kontrollojnë nëse ka prova për krijimin e dokumenteve me..

botuar më 24-11-05 4.43.MD

Ekaterina Zaharieva u miratua si Komisionere Evropiane

Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane. Ajo do të jetë në krye të departamentit “Startups, kërkime dhe inovacion”. Pas seancës..

botuar më 24-11-05 3.46.MD