Sipas një urdhri të Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angelov për lehtësimin gradual të masave kundër Covid-19, nga sot vizitat në kinema, teatro, muze, galeri, biblioteka dhe shfaqje cirku lejohen me një zënie jo më shumë se 30% të kapaciteti. E njëjta gjë vlen për aktivitetet që kanë të bëjnë me artin vallëzues, artet krijuese dhe muzikore.
Hapen gjithashtu palestrat dhe pishina duke përdorur jo më shumë se 30% prej kapacitetit të tyre dhe duke ruajtur një distancë fizike prej të paktën 1.5 m. mes vizituesve.
Dyqanet me një sipërfaqe neto me pakicë mbi 300 metra katrorë për produktet jo-ushqimore mund të punojnë me klientët vetëm në zonat e hapura të dyqanit.
Vizitat në restorante lejohen vetëm në hapësirat e tyre të hapura me orar të kufizuar të punës nga ora 6.00 deri në 23.00.
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..