Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koreografja Janica Atanasova është e nominuar për çmimin Fluturimi në Art 2021

Foto: Facebook / @foundation.stoyan.kambarev

Çmimi prestigjioz për krijues të rinj në Bullgari - Fluturimi në Art “Stojan Kambarev” seleksionoi për vit të dytë të radhës përfaqësues të artit të vallëzimit në personin e Janica Atanasovës. Gruaja e re është e nominuar për shkak të punës së saj si koreografe dhe regjisore e filmit origjinal artistik të vallëzimit “Padyshim bukur” në një bashkautorësi me Tatjana Sokollovën. Ritmika, lëvizja dhe intelekti janë në gjakun e Janicës. Ajo e prek publikun me gjuhën e vallëzimit dhe të gjestit, të cilat i ka përsosur deri në detajin më të vogël. 

Janica Atanasova është vetëm 30 vjeçe, por ka qenë pjesë e spektakleve të shumta të baletit dhe të vallëzimit, e miniaturave dhe shfaqjeve të ndryshme, tek ne dhe nëpër botë, ka fituar dhjetëra çmime ndërkombëtare. Ajo është gjithashtu pedagoge mbi teknikat moderne të vallëzimit dhe të teatrit të vallëzimit në Universitetin e Ri Bullgar. “Vallëzimi është diçka përtej përjetimit të thjeshtë të trupit. Ai është një mundësi për ndërgjegjësim, udhëtim, kuptim, prekje. Krijimi i pranisë në jetë. Vallëzimi është ......dashuri”, pohon koreografja e re. 

Ju ftojmë të shikoni këtë film të shkurtër për Janica Atanasovën. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD