Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gabriela Stojanova dhe muzeu i saj etnografik në fshatin Gorna Glogovica

Foto: Gabriela Stojanova

Gabriela Stojanova fillon të koleksionojë sende antike akoma gjatë viteve të saj shkollore. Me kalimin e kohës ajo mbledh një koleksion solid, i cili që nga viti 2010 është i renditur në ish-bashkinë e fshatit Gorna Glogovica. 

Ju propozojmë një turne fotografik në muzeun etnografik të Gabriela Stojanovës në fshatin e qytetit Pernik Gorna Glogovica. 

Në muze mund të shikohen veshje popullore bullgare nga krahinat e ndryshme, shkorsa dhe cerga të endura, shami me qëndisje unikale bullgare, mjete të vjetra bujqësore, enë qeramike, mes të cilave dhe shembuj të qeramikës businska të njohur nëpër të gjithë botën. 

Ekziston dhe një cep me një vatër të ndërtuar dhe një sofër të madhe  /paralia/ me karriget tipike me tre këmbë. Nëpër raftet janë renditur radioaparate të vjetra, sahate, makina shkrimi dhe makina qepëse dhe akoma shumë gjëra të tjera nga jeta e bullgarëve. 





















Autore: Ani Petrova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD