Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karakteristikat historike të procesit zgjedhor në Bullgari

Bullgarët votojnë jo që dje-pjesa e tretë

Si janë zgjedhur parlamentet nën një regjim jo-partiak dhe a ishin të dënuara partitë në pushtet në Bullgari gjithmonë për të fituar zgjedhjet?

Ndërtesa e Kuvendit Popullor, viti 1886 
Foto: arkiv

Evoluimi i zgjedhjeve në Bullgarinë e pas çlirimit kalon nga vetë-organizimi fillestar i qendrave të votimit dhe votat e shumicës, deri në aplikimin e sistemit proporcional, fletëvotimet e para të shtypura dhe regjistrimi i kandidat-deputetëve nga gjykata. Pas vitit 1937 në vendin tonë janë zhvilluar zgjedhje parlamentare, madje dhe pa ekzistencën formale të partive politike - fakt ky i cili karakterizohet si shkelje e Kushtetutës. 

“Ideja e këtyre zgjedhjeve ka qenë jo kaq për t’i dhënë ndonjë përfaqësi partive, sesa të legjitimojnë regjimin e mbretit Boris III - sqaron historiani nga Universiteti i Sofjes doktor Svetosllav Zhivkov. Në Bullgari në periudhën që nga viti 1934 deri më 1938 nuk ka pasur Parlament. Prandaj në shoqërinë bullgare janë shfaqur dëshira për rivendosjen e kushtetutës dhe të të drejtave civile. Gjatë asaj kohe zgjedhje të këtij lloji janë bërë dhe në diktatura të tjera autoritare - nga Portugalia deri në Jugosllavi, Rumani dhe Greqi. Nga ana tjetër, regjimi tek ne nuk ka qenë aq i fortë. Partitë me të vërtetë kanë qenë ndarë formalisht, por ato kanë vazhduar të ekzistojnë si grupe politike. Vini re, gjatë vitit 1938 çdo një kandidat është dashur që të plotësojë një deklaratë se është i pavarur. Që të gjithë opozitarët kanë plotësuar deklarata të tilla dhe një pjesë jo e vogël prej tyre kanë fituar mandate. Posaçërisht në parlament  gjatë vitit 1938 nga 160 deputetë të zgjedhur, 63 kanë qenë opozitarë, që është një numër mjaft i mirë.”

Pohohet se zgjedhjet gjithmonë janë fituar nga partia drejtuese. Sa zgjedhje janë të humbura nga partitë drejtuese në Bullgari?

Svetosllav Zhivkov
“Për nderin tonë, gjatë shekullit të 19, Bullgaria është një ndër vendet e para në Evropën Jugore, ku drejtuesit humbasin zgjedhjet. Praktika që drejtuesit të fitojnë nuk është vetëm bullgare, ajo ka ekzistuar në të gjithë Evropën Jugore. Suksesi i opozitës në Bullgari nga vitet 1879-80 i është dedikuar më tepër faktit se partitë nuk kanë qenë parti të vërteta por grupe joformale. 

Një nga faktorët është kultura e ulët politike. Vetë partitë nuk kanë pasur profile ideologjike të shprehura qartazi, për shkak të së cilës nuk kanë disponuar dhe me struktura solide mes popullsisë fshatare. Ata kanë qenë nga qyteti dhe kjo automatikisht i ka dhënë prioritet partisë, e cila ka mbajtur administratën dhe ka organizuar zgjedhjet.

Përjashtimi i vërtetë ka qenë gjatë vitit 1931, kur një koalicion opozitar, i quajtur Bllok Popullor, ka befasuar si drejtuesit, kështu dhe  veten dhe botën. Ai jo vetëm se ka fituar zgjedhjet dhe i ka mundur drejtuesit, por ka marrë dhe një shumicë absolute.”

Kur gjatë vitit 1990 Bullgaria përsëri u nis në rrugën e demokracisë, në mënyrë të befasishme për shoqërinë u paraqitën politikanë nga partitë e vjetra, të shkatërruara gjatë imponimit të modelit sovjetik në vend. Deri në çfarë mase ata arritën të japin vazhdimësi në traditat demokratike

Kuvendi i 36-të i Zakonshëm Popullor, viti 1991
“Mjerisht që të gjithë ata janë të vdekur. Në fund të viteve 90 të shekullit të 20 ata kishin diçka, të cilën politikanët e ardhshëm nuk e kishin - atë lustrën e Bullgarisë para komuniste. Po, pa dyshim që ata e dinin sesi bëheshin zgjedhje, çfarë ishte sistemi me shumicë dhe çfarë ishte sistemi proporcional. Më të paktën kishin marrë pjesë  në zgjedhjet e fundit në Bullgari përpara vendosjes së regjimit-gjatë vitit 1946, të cilat janë zgjedhjet e fundit “konkurrente”. E njëjta gjë ekziston dhe në Hungari, dhe në vendet e tjera nga ish blloku Lindor. Gjatë shembjes së regjimit komunist dhe gjatë formimit  të sistemit të ri shume partiak u rivendosën disa forca të vjetra politike si Partia Demokratike, Socialdemokratët, Bashkimi Popullor Agrar Bullgar. Por, kishte dhe formacione të reja, të cilat nuk kishin lidhje me të kaluarën para komuniste. Ata mundën të shtyjnë në pozita më të prapme më të vjetrit, nëse doni dhe për shkaqe të moshës, meqenëse një pjesë nga politikanët e vjetër bullgar nga fillimi i viteve 90 jetonin me rendin e ditës nga mezi i shekullit të 20.  Kurse vitet 90 gjithësesi qenë një kohë tjetër”, thotë në përfundim historiani doktor Svetosllav Zhivkov.   

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv dhe bntnews.bg     



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD