Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në vend që të ofrojnë vendime zgjedhjet parlamentare bënë shumë pyetje

Foto: BNR

Dhe tani ku? - Politologët dhe analistët në Bullgari po e shqyrtojnë këtë çështje pas zgjedhjeve parlamentare më 4 prill. Të gjitha parashikimet paraprake ishin për një zgjedhje të pazakontë dhe të vështirë, për shkak të pandemisë Covid-19. Por pritjet që votuesit do të kenë frikë të shkojnë në votime nuk u realizuan - 46.9% e shtetasve bullgarë ushtruan të drejtën e tyre për të votuar dhe bashkatdhetarët tanë jashtë regjistruan një veprimtari civile të paparë.

Rumjana Deçeva
"Për mua, kjo është e mahnitshme. Ne do të kemi një kohë të gjatë për të vlerësuar rezultatet, por ky mobilizim si shoqëri është më i rëndësishmi në këto zgjedhje", tha në një intervistë për BNR Rumjana Deçeva, Zëvendës Kryetare e Këshillit Publik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku bëjnë pjesë 14 organizata joqeveritare.

Rezultati i votimit e vendosi Bullgarinë në një situatë të re politike në të cilën shumë analistë shohin një dështim për dy partitë më të mëdha – partia qeverisëse GERB dhe opozita kryesore parlamentare Partia Socialiste Bullgare /BSP/. Sipas rezultateve të ndërmjetme, me 54.63% të protokolleve të përpunuara nga komisionet sektoriale të zgjedhjeve, 6 formacione politike hyjnë në parlament dhe asnjë nga partitë dhe koalicionet nuk ka shumicën e nevojshme. 

Në bazë të këtij fragmentimi të fortë të forcave, konkluzionet rreth vullnetit dhe pritjeve të sovranit janë jashtëzakonisht të shumanshme:

Prof. Iskra Baeva
"Përfundimi nga zgjedhjet është se kriza, e cila lindi në verën e vitit 2020, po vazhdon," tha historianja Prof. Iskra Baeva në një intervistë për BNR. Në fakt, shumica e bullgarëve votuan për një ndryshim të qeverisë, por në një mënyrë që nuk ofron një alternativë të qartë. " Sigurisht, ishte një befasi që GERB u rimëkëmb nga goditja e rëndë që pësuan dhe doli përsëri në vend të parë, por kjo është një fitore si e Pirros. " 

Prof. Baeva theksoi pasigurinë e formuar nga rezultatet e votimit: "Deklaratat e drejtuesve të formacioneve politike tregojnë se nuk do të mund të formohet një koalicion i cili të funksionojë normalisht. " 

Sipas Jordan Nihrizovit, udhëheqësi i Partisë Social Demokratike Bullgare, dita e reflektimit tashmë ka filluar, e cila në Bullgari është pas ditës së zgjedhjeve. 

Jordan Nihrizovit
Sipas tij, këto zgjedhje janë si një "uverturë për ato të ardhshme", kur do të dalë problemi kryesor - nëse do të jetojmë në një republikë parlamentare apo presidenciale.

GERB ka qenë në pushtet për 12 vjet dhe nuk është veçanërisht e vështirë për të transferuar të gjitha negativat tek qeveria, sidomos në një krizë shëndetësore dhe ekonomike, tha Georgi Harizanov nga Instituti për Politikën e Djathtë. 



Georgi Harizanov
"Nëse votuesit do të donin që GERB të pushonte, ata do ta tregonin atë me votën e tyre. Formimi i një mazhorance në parlament varet nga Bojko Borisov dhe nga të gjithë ata që do të ulen të flasin për gjërat e rëndësishme në muajt e ardhshëm, cilat janë ato dhe a janë më të rëndësishme nga mbetja me çdo çmim e GERB-it në opozitë, ose duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Tani do të shohim se çfarë do të jetë sjellja e partisë "Ka një popull të tillë", pasi ata tashmë nuk janë një projekt politik i mbështjellë me mister, por një parti e përfaqësuar në parlament, tha Georgi Harizanov.

Në vend dominon vota opozitare, nënvizoi sociologu Kënço Stojçev në një intervistë për BNR. Raporti 2:1 në verë në favor të votuesve bullgarë me mendje opozitare ka mbetur dhe u shfaq në zgjedhje, është i mendimit ai. Sipas tij, mundësia për zhvillimin e zgjedhjeve të reja është e konsiderueshme:

Kënço Stojçev
 "Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme. Çështja është nëse ata do të zhvillohen përmes një kabineti teknik para zgjedhjeve presidenciale, ose pas tyre".

Bisedime të vështira për formimin e qeverisë në Bullgari, parashikojnë agjencitë botërore. Agjencia Associated Press shkruan se mbështetja për Kryeministrin bullgar ka gërryer. Tani do të jetë e vështirë për Kryeministrin Borisov të qëndrojë në pushtet për shkak të mbështetjes më të lartë për partitë në opozitë të cilat janë kundër korrupsionit dhe sistemit dhe duan që ai të largohet, komentoi Reuters. "Bullgaria është e bllokuar" - ky përfundim është bërë nga radioja publike gjermane ARD, ndërsa agjencia austriake e lajmeve APA shpjegon se partitë e protestës në Bullgari nuk kanë arritur të bashkohen kundër statukuos dhe bën konkluzionin: "Pas zgjedhjeve është para zgjedhjeve. " "Spiegel" paralajmëron se formimi i vështirë i pritshëm i një qeverie të re në Sofje mund të çojë në probleme me livrimin e mjeteve nga fondi evropian për përballimin e efekteve të pandemisë, e cila do të ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike të vendit më të varfër në BE. 

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bisedoi me përfaqësues të komunitetit vietnamez në Bullgari

Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..

botuar më 25-02-26 9.52.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti: Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..

botuar më 25-02-25 2.22.MD

Ministria e Jashtme: Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në

Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..

botuar më 25-02-24 11.15.PD