Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Heqja dorë nga plastika për përdorim të njëhershëm do kohë

Foto: arkiv

Korriku i vitit 2021 është afati përfundimtar deri në të cilin vendet-anëtare të Bashkimit Evropian duhet të aplikojnë në praktikë ndalimin për përdorimin e një pjese nga prodhimet e plastikës për përdorim të njëhershëm. Zëvendësimi i enëve për përdorim të njëhershëm prej plastiku për ngrënie, shkopinjtë për të përzier kafenë, kallamet dhe enët për ruajtjen e ushqimit me të tilla prej një materiali tjetër do të krijojë shqetësime për prodhuesit, tregtarët dhe furnizuesit e mallrave. Por, konsumatorët e anketuar sillen më tepër pozitivisht ndaj një mase të tillë.

“Akoma përpara shumë kohe duhej të fillonte ndalimi i përdorimit të plastikës për një përdorim të njëhershëm - mendon politologu Javor Kirillov. Mbase nuk është e nevojshme që të gjithë ta përziejnë kafenë me shkop prej plastiku, duke ndotur mjedisin dhe ujërat. Mua në asnjë mënyrë nuk do të më ndikojë negativisht, sepse përdor torba dhe enë për një përdorim të shumëhershëm. Të prekur fortë nga direktiva e pranuar do të jenë furnizimet e ushqimeve dhe të aksesorëve. Në kushtet e pandemisë së vazhdueshme të Covid-19, ky tip shërbim do të vazhdojë të kërkohet, madje dhe me çmime më të larta.

Cvetana Ballabanova

“Do të duhet që furnizuesit e ushqimeve dhe të gjërave të tjera, të cilat i përdor të ndryshojnë mënyrën e vet të paketimit. Sigurisht që do të duhet të paguaj pak më tepër, por nëse me këtë mundim do të kontribuojmë për shpëtimin e mjedisit, unë jam dakord” - thotë gazetarja Cvetana Ballabanova. Një sërë ekologësh, mes të cilëve dhe Danita Zariçinova nga shoqata “Për tokën”, janë kategorikë se zgjidhja e problemit me ndotjen në vende si Bullgaria do të kërkojë më tepër kohë.

Danita Zariçinova

“Nuk ka një aktivitet të veçantë  nga ana e institucioneve. Akoma nuk kanë filluar shqyrtimet me organizatat e shoqërisë civile. Derisa dimë ka të tilla me një pjesë nga biznesi, por të tjerët akoma nuk kanë një informacion të mjaftueshëm. Është e mundur që në një moment të drejtohen përpara një fakti të kryer, duke ju vënë kushte, të cilat nuk mund ti realizojnë. Përveç kësaj çdo një shtet duhet të marrë vendim për disa produkte të cilat nuk do të preken por mund të ndalohen dhe nga ai vetë.”


Shirat e stuhishëm në fillim të këtij viti krijuan një depo të madhe lundruese me plehra në lumin Iskër. Rezultati pas spastrimit-560 tonë mbeturina dhe 160 kubik me dru. Pasoi një thirrje tjetër nga shoqata “Për Tokën”, për të futur një sistem depozite për kthimin e shisheve plastike të përdorura.

Pavarësisht nga rekomandimet për futjen e tij në përdorim, Bullgaria akoma nuk është gati për një hap të ngjashëm.

Llazar Radkov dhe kompania e tij që nga viti 2017 mundohen të na detyrojnë të jemi më të përgjegjshëm ndaj mjedisit, duke i hedhur mbeturinat tona në mënyrë të ndarë.

Llazar Radkov

“Roli i shtetit në përballimin e këtij problemi nuk duhet të neglizhohet” - është kategorik ai: Kur ti ndalon një gjë, duhet të sigurosh një alternativë , e cila mundësisht të mos të jetë më e shtrenjtë. Politikat reale të gjelbra mund të aplikohen në mënyrë adekuate, kur shteti në mënyrë të dukshme ecën përpara.”

Si do te realizohet kalimi drejt prodhimeve prej produkteve alternative, akoma nuk dihet. Por kjo nuk duhet të ndikojë mbi njeriun e veçantë, i cili do që të jetojë në mënyrë më ekologjike. Prandaj  studenti 19 vjeçar Ivajllo Iliev në Britaninë e Madhe punon mbi një aplikacion në celular, i cili të mund të na ndihmojë të kuptojmë pak më shumë për përbërjen e mbeturinave nga ekonomitë tona shtëpiake.

Ivajllo Iliev

“Vetë aplikacioni ua bën të lehtë njerëzve që të mbledhin mbeturinat veç e veç - tregon Ivajlloja.” Në këtë mënyrë do të lehtësohet dërgimi i sinjaleve për një domosdoshmëri prej enëve të reja ndaj firmave, të cilat merren me mbledhjen e mbeturinave veç e veç. Dëmet nga ndotja e oqeaneve me prodhime prej plastiku arrijnë deri më 13 miliardë dollarë  në vit. Ndikimi mbi florën dhe faunën  detare është objekt i një studimi tek ne, në kuadrin e projektit të Institutit mbi Oqeanologjinë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.


Me studimet pilote nga periudha 2017-18 dëshmuam se ndotja më e madhe është vepër e fluksit të turistëve. Nën ndikimin e ujit dhe të diellit grimcat e plastikut në mjedisin detar shpërbëhen deri në përmasa mikroskopike dhe bëhen një pjesë nga ushqimi i llojeve të shumta të peshkut dhe të organizmave të tjera, të cijat jetojnë nëpër fundin e detit”.

Vendimet për këtë sesi të ndryshojmë mënyrën tonë të jetesës dhe në mënyrë të vetëdijshme të shtojmë kontributin tonë ndaj ruajtjes së mjedisit rrethues, janë një zgjedhje personale për secilin prej nesh. Besoni, çdo një përpjekje në këtë drejtim ka efektin e vet!



Foto: arkiv, Pixabay, arkiv personal , BGNES

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

 

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e Kushtetutës Presidenti përshëndeti juristët

Presidenti Rumen Radev përshëndeti juristët dhe nëpunësit gjyqësorë në Bullgari me rastin e festës së tyre profesionale. Kreu i shtetit bëri thirrje që të jenë të palëkundur në mbrojtjen e ligjit, të luftojnë pa kompromis kundër padrejtësisë,..

botuar më 21-04-16 9.33.PD

Sofja lulëzon me qilima shumëngjyrësh pranveror me tulipanë dhe manushaqe

Pavarësisht nga masat kundra epidemiologjike dhe nga koha më e freskët gjatë kësaj pranvere, kryeqytetasit i përmbushin rrugët, parqet dhe kopshtet, duke shijuar rrezet e para më të buta të diellit dhe pemët dhe shkurret me një gjelbërim të ndrojtur...

botuar më 21-04-15 12.45.MD
Drejtori i BNR-së Andon Balltakov

Drejtori i BNR-së Balltakov me pyetje ndaj Kryeministrit Borisov

Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Andon Balltakov i dërgoi një letër Kryeministrit Bojko Borisov, duke e pyetur se pse Këshilli i Ministrave ka vendosur të ulë buxhetin e radios me gati 229 621 euro, duke u argumentuar me..

botuar më 21-04-15 10.11.PD