Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dyshja për piano Genova & Dimitrov

Për premierat botërore të radhës, përgjegjësinë dhe emocionet

Foto: arkiv personal

Një çerek shekull në skenë shënon dyshja për piano (dhe në jetë) Aglika Genova dhe Liuben Dimitrov (Genova & Dimitrov). Të njohur nëpër të gjithë botën me aktivitetet e tyre të koncerteve, mësimdhënies dhe incizimit, ata sikurse kanë çdo gjë - çmime prestigjoze, suksese serioze, njohje.

Padyshim që ata gjithashtu kanë një frymë të pamëshirshme kërkimore, sepse janë zbulues të vërtetë të thesareve muzikorе, të cilat ata me një gëzim të pa fshehur dhe emocion e ndajnë me publikun e vet. Pas edicionit integral të punimeve të Rachmaninoff për dy piano dhe katër duar, do të ketë dhe një album të ri, kushtuar krijimtarisë së Amy Beach.

“Që të dyja disqet janë të lidhura me jubileun tonë-tregon Liuben. Si një tingëllim paraprak i kambanave u paraqit albumi me krijimet e Rachmaninoff - një kompozitor jashtëzakonisht i njohur. Nga ana tjetër - incizuam krijime të Amy Beach (1867-1944), e cila ka jetuar në të njëjtën kohë, por e cila ka mbetur pothuajse e panjohur, sepse ka qenë një grua-kompozitore.

Më lejoni t'ju kujtoj se në historinë e Shteteve të Bashkuara Simfonia e saj Gallic është simfonia e parë e ngjashme e krijuar prej një gruaje, dhe ky nuk është kontributi i saj i vetëm. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Amy Beach fillon të zhvillojë koncerte nëpër botë, talenti i saj  thjesht “lulëzon”. Me krijimtarinë e saj u njohëm gjatë vitit 1997, si konkurruese ( kurse pas kësaj si fituese) në Dranoff International Two Piano Competition. Kur u bëmë drejtorë artistikë të konkursit, përfshimë krijime të kompozitores në zgjedhjen e repertorit të pjesëmarrësve. Dhe për gëzimin tonë shumë interpretues të rinj kthehen drejt kësaj muzike.

Mes krijimeve në albumin e ardhshëm, janë “Variacione mbi tema ballkanike” Variations on a Balkan Themes, në të cilat Amy Beach ka përdorur dhe këngë folklorike bullgare. Si kanë arritur deri tek ajo këto intonacione?


“Ka komunikuar me njerëz të shumtë të artit, më në veçanti kur fillon të merret me koncerte në mënyrë aktive - tregon Aglika. Ndërmerr udhëtime në vende të shumta, ka vizituar dhe regjionin ballkanik. Për ne qe një çudi kur lexuam  se mes opuseve të saj përmbahet një krijim i tillë. Asnjëherë nuk e kemi menduar se do të kemi shansin ta incizojmë. Krijimi është i shkëlqyer.

Incizimet e dy prej pjesëve janë dhe një premierë botërore. Ja sesi interpretuesit kanë marrë dhe materialin e notave për ta:

“Ky po kështu qe një moment interesant - Biblioteka e njohur e Kongresit të Shteteve të Bashkuara The Library of Congress nxori nga lista e dokumenteve arkivore sekrete posaçërisht për këto incizime me lutje të Women's Philharmonic Advocacy, të bazuar në Boston. Morëm kopje të “Variacioneve me temë ballkanike”(një version prej autori për dy piano) dhe “Tre pjesë për katër duar” - sqaron Liuben kurse Aglika shton se krijimet do të përhapen në tregun muzikor nën redaktimin e tyre. Dy pjesët e tjera në projektin e ri janë “Suitë për dy piano” dhe “Ëndrra verore”. Dihet nga të gjithë se që të mund të jesh një interpretues i parë është një liri, por dhe një përgjegjësi. Në vend të parë ne e ndiejmë përgjegjësinë, dhe jo lirinë - kur dalin vlerësimet, nuk kërkojmë fjalët për interpretimin tonë, por për muzikën të cilën ne e kemi interpretuar. Mundohemi që qartazi “Të përkrahim dhe të mbrojmë kompozitorët” si dhe krijimet përmes interpretimit tonë “.

Kështu është dhe tek incizimet e reja, të cilat të dy nuk kanë durim që t’i interpretojnë drejtpërsëdrejti.

“Ky është një thesar, i cili ka mbetur i fshehur për një periudhë të gjatë kohe - vazhdon Aglika. Në këto kohëra të pasigurta, kur shumë njerëz i drejtojnë vetes pyetje lidhur me kuptimin e jetës, ne rikujtojmë për krijimet të cilat i kemi rikthyer drejt jetës skenike dhe kjo u jep kuptim të gjitha vështirësive të kaluara. Bëhet fjalë jo vetëm për muzikën eAmy Beach, por dhe të Panço Vlladigjerovit, Rachmaninoff. Për mua pa muzikën klasike bota është e pamenduar, nuk ka një art tjetër, i cili të spastrojë dhe të harmonizojë kështu shpirtin”. 

Autore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

 



Më shumë nga rubrika

Sot festojmë Ditën Botërore të Rock and Roll-it

Sot festojmë Ditën Botërore të Rock and Roll-it, megjithëse ngjarja historike që shënon fillimin e kësaj feste është 12 prilli 1954, kur Bill Haley incizoi këngën e tij “Rock around the clock”, tregojnë burimet e BNR-së. Një nga grupet e para rock në..

botuar më 21-04-13 6.05.PD

“Krivo Sadovsko” në stilin e Svishtovit nga Holanda

Muzika duhet të pasqyrojë jetën, që të mund të jetë e vërtetë dhe e çiltër, të mund të tregojë dhe të prekë - është i bindur Ljudmill Krumov . Si pjesa më e madhe e muzikantëve, pavarësisht nga bllokimi, ai vazhdon të punojë dhe të..

botuar më 21-04-12 11.37.PD

Pavell Minev: “Kultura bullgare është forca e popullit tonë”

“ Paganini i ardhshëm është bullgar!” bëri të ditur disa kohë më parë revista italiane Grazia në lidhje me debutimin e fëmijës-çudi 6 vjeç Pavell Minev. Ai ka lindur në qytetin Pleven  dhe mësimet e veta të para i merr nga nëna e tij Jova..

botuar më 21-04-11 7.40.PD