Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB do të propozojë një variant për qeverisje të re

Bojko Borisov
Foto: Zyra e shtypit e qeverisë

Kryeministri Bojko Borisov ka njoftuar se partia e tij do të ofrojë një mundësi për një qeveri të re. Duke hapur mbledhjen e rregullt të qeverisë, ai i përshëndeti ministrat për fitoren në zgjedhje me fjalët: "Ne mund të themi me krenari se kemi përmbushur të gjitha zotimet dhe premtimet tona, kështu që me përvojën tonë, ekspertizën dhe 10% përparësi para rivalit tjetrit në zgjedhje jemi të detyruar për të propozuar një mundësi qeverisjeje".

Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk janë një mundësi e mirë. Bojko Borisov këshilloi "homologun e tij - politiku Sllavi Trifonov" - udhëheqësin e partisë së dytë "Ka një popull të tillë" të marrin përgjegjësinë dhe të fillojnë organizimin e përbërjes së kabinetit të tij.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD