A mundet që një burg të mbajë frymën e shpresës, çmimin për lirinë e të tjerëve dhe historinë, e cila është një pjesë prej nesh? Përgjigja është kategorikisht “Po”, kur flasim për Burgun-muze në qytetin Veliko Tërnovo. Ai është i vetmi burg oriental në vendin tonë, i ndërtuar gjatë vitit 1854 për nevojat e pushtetit turk, kurse sot ruan kujtimin e qindra revolucionarëve bullgarë, të mbyllur në qelitë e tij për një kohë të shkurtër, përpara se të çohen në gjyq në qytetet Ruse ose Sofja.
Në këtë vend midis 27 deri më 31 dhjetor 1872 në një qeli të veçantë ndodhet dhe Vasill Levski, përpara se ta shpien dhe ta varin në Sofje. Ambienti në qelinë ku ka qenë i burgosur Levski, ruhet në mënyrë autentike.
Kurse, kush është revolucionari i vetëm bullgar, i cili mundet të ikë nga burgu në qytetin Veliko Tërnovo, si rastis kjo si dhe akoma fakte të tjera historike kureshtare për vendin mund të kuptoni nga publikimi “Burgu-muze në qytetin Veliko Tërnovo ruan kujtimin për qindra revolucionarët bullgarë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Redaktore: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar. Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë..
“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..
Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..