Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 397

Foto: EPA/BGNES

Tendenca të brishta të rënies së sëmundshmërisë  nga Covid-19 dhe të rritjes së vdekshmërisë 

“Po llogarisim hapat e parë nga fundi i valës së tretë të Covid-19 me tendenca shumë të brishta të uljes së vdekshmërisë”, tha në brifingun e rregullt  të autoriteteve shëndetësore Profesori Kostadin Angjellov, Ministër i Shëndetësisë. Numri i testeve pozitive ra me 3 për qind për ditë, kurse të shëruarit po afrojnë numrin e rasteve pozitive.

Më shumë mund të lexoni KËTU:


Vazhdon imunizimi me Astra Zeneca, por me vëmendje të shtuar

Vaksina Astra Zeneca kundër koronavirusit do të vazhdojë të përdoret në Bullgari, por me kujdes ndër gratë nën moshën 60 vjeç, pasi ato kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë trombozë kur të injektohen. Kjo u vendos nga autoritetet tona shëndetësore pasi Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi se ekziston një lidhje e mundshme midis ilaçit dhe efekteve anësore. Ata që dëshirojnë të imunizohen me këtë vaksinë do të pyeten nëse po marrin kontraceptivë, nëse janë duhanpirës apo me hipertension, edhe pacientët me mbipeshë do të monitorohen nga afër. Pas 230 000 dozave, asnjë rast i trombocitopenisë dhe gjakderdhjes nuk u regjistrua në Bullgari, tha Bogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë së Barnave.

Mbrëmë në takimin me ministrat e shëndetësisë të vendeve të BE Prof. Kostadin Angelov këmbënguli në një vendim të unifikuar për vaksinën e Oksfordit.


Rënie e brishtë në përqindjen e infeksioneve të reja me Covid-19

3556 raste të koronavirusit u zbuluan në 24 orët e fundit në 17 713 teste, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Mostrat pozitive janë 20 për qind, që është një rënie e lehtë. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 815, në Plovdiv - 347 dhe në Varna - 338.

Rastet aktive janë 71 720.

Të shtruarit në spital janë 10 429 pacientë, 777 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.

2477 njerëz u shëruan.

116 njerëz vdiqën dhe me ta numri i të vdekurve nga infeksioni me koronavirus u bë më shumë se 14 000.

Numri i vaksinave arriti në 533 453. Dje, u imunizuan 13 819 persona.


Thirrjepër shpëtimin e sezonit turistik veror

Dega turistike në bregdetin e Detit të Zi paraqiti disa përparësi për të shpëtuar sezonin turistik veror, i cili pritet të jetë më i dobët se vitin e kaluar. Mungesa e rregullave të qarta për hyrjen në vendin tonë të turistëve nga BE dhe vendet e treta pas 1 majit është një nga problemet urgjente për t’u zgjidhur. Të tjerët kanë të bëjnë me fushatat e kufizuara të marketingut në tregjet kryesore të turizmit; pasigurinë nëse parashikohet vaksinimi i punëtorëve të turizmit; infrastrukturën e paekzistuese për testimin e mysafirëve të huaj në mënyrë që të lehtësojë turizmin hyrës; mungesën e informacionit nëse masa e ndihmës financiare prej 35 euro për vend në aeroplan do të vazhdojë pas 1 qershorit. Nga dega turistike po shkruajnë një letër Kryeministrit dhe Ministrit të Turizmit me një thirrje për të shpëtuar sezonin turistik veror.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Përpiloi: Vesella Krësteva dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përpjekja e shtatë e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..

botuar më 24-11-28 4.34.MD
Deljan Peevski

Deljan Peevski do të formojë një kabinet nëse i jepet mundësia

Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..

botuar më 24-11-28 4.16.MD
Bojko Borisov

Nuk ka asnjë shans që GERB-SDS, PP-DB dhe ITN të formojnë kabinetin

Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..

botuar më 24-11-28 2.29.MD