Imagjinoj një ambient urban të përmbushur me art, i cili sjell një gjendje shpirtërore pozitive, thotë piktorja Anelija Aleksandrova-AJA. Ajo ka mbrojtur një doktoraturë në historinë e artit dhe në artet e pikturimit në degën “Afreske” dhe mbishkrime murale në Akademinë Kombëtare të Arteve Figuratve në Sofje dhe kërkon mënyra sesi “fasadat gri dhe pa ndonjë pamje të bukur e tërheqëse të rikrijohen dhe të kthehen në krijime murale me ngjyra me mesazhe për ruajtjen e natyrës me florën e faunën e saj.” Ëndrra e saj është që panelet e vjetra elektrike të transformohen në piktura në një sintezë me këto zgjidhje murale. “Në këtë mënyrë qyteti ynë do të bëhet më i gjelbër dhe i ndritshëm, do të rinohet, duke transferuar një pjesë nga natyra nëpër muret e godinave. Natyra do të afrohet deri tek ne, më në veçanti gjatë kohës së izolimit social”.
Projektin e saj të ri Anelija Aleksandrova e ka quajtur “Shënime udhëtimi të artit animalistik”/shtazarak/, me të cilin ajo zhvillon idenë për një galeri në të hapur në kushtet e masave epidemike.
“Do të doja që përmes imazheve animaliste me ngjyra mbi dy tablotë elektrike të mund t’i detyroj njerëzit të hapin të mirën në veten e vet dhe të rizbulojnë dashurinë e vet ndaj kafshëve. Të mund të bëjë ditët e tyre të zakonshme e të rëndomta gri pak me më shumë ngjyra, që sjell një gjendje shpirtërore pak më të freskët, më në veçanti gjatë kohës së masave më të rrepta epidemiologjike dhe një izolim social”, tregon piktorja përpara Radio Bullgarisë.
Në veprën “Shokë” është e gërshetuar ideja për bashkëjetesën harmonike midis llojeve të ndryshme të kafshëve - qeni, macja, lepuri dhe shpendi. Ashtu siç kafshët mund të ndërtojnë marrëdhënie të përbashkëta miqësore midis tyre, kështu dhe njerëzit duhet të mësohen të jetojnë në mirëkuptim dhe respekt midis tyre, pavarësisht nga ndryshimet e tyre, është kategorike Anelija dhe i përcakton një vend qendror në kompozicion njërit prej shokëve më të mirë të njeriut - qeni. Sanbernard - është një qen shpëtimtar, por këtu është paraqitur si mbrojtës i grifshës së detit, e cila është një lloj i mbrojtur në Bullgari. Pjesëza e natyrës e paraqitur në një flluskë prej sapuni është një referencë simbolike ndaj botës iluzione në të cilën jetojmë.
Në veprëntjetër “Fluturim” është parashtruar ideja simbolike për synimin e shpirtit të lirë drejt lartësive, të fuqisë krijuese të mendimit dhe shpalosjes së potencialit krijues të njeriut.
“Misioni i këtyre tablove shtazarake është t’i detyrojnë njerëzit të jenë më të mirë si ndaj kafshëve kështu dhe ndaj njerëzve, duke treguar kujdes për ruajtjen e natyrës dhe të mbretërisë së saj të kafshëve”, tregon akoma Anelija Aleksandrova-AJA.
Tablotë elektrike me kompozicione shtazarake “Shokë” dhe “Fluturim” janë realizuar mbi programin “Iniciativa krijuese” me përkrahjen financiare të Fondit Kombëtar “Kulturë” dhe është pjesë nga fushata “Rrugët me ngjyrë” të ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë elektrike në Sofje.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..