“Paganini i ardhshëm është bullgar!” bëri të ditur disa kohë më parë revista italiane Grazia në lidhje me debutimin e fëmijës-çudi 6 vjeç Pavell Minev. Ai ka lindur në qytetin Pleven dhe mësimet e veta të para i merr nga nëna e tij Jova Jordanova dhe bëhet frymëzues i sistemit të ri për një trajnim të herët në violinë, të krijuar prej saj.
Më vonë të dy nisen për në Rusi, ku Paveli përfundon shkëlqyeshëm Konservatorin e Moskës. Akoma që në një moshë të herët ai fiton çmime të para dhe medalje të arta në disa konkurse të mëdha dhe fjalë për fjalë marshon nëpër skenat botërore. Dhe sot e kësaj dite Pavli ekzekuton nëpër salla prestigjioze, bashkë me orkestra dhe dirigjentë të njohur. Gjatë vitit të fundit, në Rusi ishin regjistruar vepra nga Shostakovich, Paganini, Chaikovsky dhe Rachmaninoff të interpretuara nga bullgari i talentuar.
“Një CD me shfaqje të dhomës nga Brahms dhe Rachmaninoff do të dalë së shpejti në treg - shton Pavell për Radio Bullgarinë. Ekzekutoj bashkë me interpretues të shkëlqyer, ata janë gjithashtu shefa departamentesh në Konservatorin e Moskës, i cili realizon produksionin. Në lidhje me një jubile të nënës time një revistë e njohur bullgare për kulturë prezantoi Koncertin numër 5 të Viotan, Sonatën numër 3 të Bramsit, Kapriçoja numër 24 nga Paganini-Szymanowski. Në Angli doli albumi i katërt – bashkë me violonçelisten Marina Tarasova, interpretojmë duete nga Raveli, Bramsi e të tjerë. Do të doja që të nënvizoja se gjithmonë kur është e mundur përfshij dhe muzikë bullgare. Për shembull, në diskun e shtëpisë së njohur muzikore ruse do të tingëllojë një krijim i Petër Hristoskovit. Veprat e këtij pedagogu të madh bullgar dhe violinist janë pjesë e jetës sime, i kam ekzekutuar në shumë situata ekzotike. Për shembull më 24 maj gjatë vitit 2008, përpara 12 000 dëgjuesve, në festën në qytetin Tver. Ashtu si dhe gjatë viteve 80, në një konferencë jubile të Shoqatës Evropiane të Pedagogëve në Instrumentet me Tela (ESTA) në Grac të Austrisë.
Isha 8 vjeç, kurse ekzekutoja përpara elitës pedagogjike në botë. Në incizimin arkivor dëgjohen duartrokitje - jo vetëm midis pjesëve, që në parim nuk është e pranuar. Salla shpërthen në duartrokitje dhe gjatë tutti (episode orkestrale), gjë e cila na kthen në kohën e Mocartit dhe të Sarasate, shfaqjet virtuoze të të cilave janë duartrokitur në të njëjtën mënyrë ".
Disa muaj më vonë Jova dhe Pavell marrin një dërgesë nga Asociacioni Amerikan i Pedagogëve në Instrumentet me Tela. Në të ka pasur një kontratë të madhe për turne në Shtetet e Bashkuara dhe një ftesë për Jovën për anëtarësi në Asociacion. Kuptohet, gjatë asaj kohe / vitet 80 të shekullit të kaluar/ nuk ka qenë e mundur që këto shfaqe ndërkombëtare të realizohen. “Por mbase - thotë Paveli- ishte fati im që të kisha koncertin tim të parë atje në Carnegie Hall, kurse publiku të më duartrokasë tre herë në këmbë. Një gjë e tillë nuk ndodh shpesh në këtë sallë”.
Mjerisht, një prani të lirë deri tek ky koncert nuk ka, por janë botuar sekonda me kuadro nga salloni i përmbushur plotë e përplot.
“Me gëzim mund të them - vazhdon virtuozi - se tani, gjatë rregullimit dhe saktësimit të koncerteve, jam në pozitën të lutem për përfshirjen e veprave bullgare në program. Për shembull, pas koncertit tim të fundit me Filarmoninë e Berlinit, unë u mora vesh që orkestra të interpretojë “Këngë” dhe Rapsodinë bullgare “Vardar” nga Panço Vlladigjerovi.
Unë jam i bindur se, kultura bullgare është forca jonë, e cila nuk mund të shkatërrohet. Fryma e popullit tonë është e gërshetuar në krijimet e gjenive të tij. Duke ju drejtuar krijimeve të tyre, ne mësohemi nga parimet e tyre - kjo është mënyra që të mund të shpëtojmë si personalitete dhe si shoqëri në kohën e kësaj krize të tmerrshme botërore, pasojat e së cilës janë të paparashikueshme. Gëzimi im më i madh është se i përdor kontaktet e mia, që të mund të jem i dobishëm për popullin tim. Mendoj se kjo është detyra më e lartë për çdo një bullgar.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..