Bullgaria është ndër vendet që kanë arritur marrëveshje për Covid - pasaportat
Bullgaria është ndër 13 vendet - anëtare të BE-së, që arritën marrëveshje mbi 7 kritere, të cilat do të jenë të domosdoshme për aplikimin e certifikatave për të vaksinuarit kundër Covid-19, njoftojnë mediat austriake. Kriteret tashmë i janë dërguar Komisionit Evropian. Plani është që certifikatat të aplikohen jo më vonë nga qershori dhe kjo të sigurojë lirinë e udhëtimit gjatë stinës turistike. Vendet e tjera që kanë rënë dakord për Covid-pasaportat janë Austria, Kroacia, Qiproja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Malta, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja.
Certifikata jeshile nuk do të hapë të gjitha dyert
"Certifikata jeshile nuk ka peshën e një dokumenti që hap të gjitha dyert," komentoi para BNR avokatja Maria Petrova, specialiste në të drejtën mjekësore. Ai përmban informacione nëse pronari i tij është vaksinuar kundër Covid-19, nëse e ka kaluar sëmundjen dhe nëse ka antitrupa kundër infeksionit në trupin e tij. Sipas Maria Petrovës, ideja e certifikatës nuk është të ndajë njerëzit në të vaksinuar dhe të pavaksinuar, por të vendosë një standard të vetëm për të parandaluar abuzimin dhe dokumentimin e mashtrimit. "Komisioni Evropian tha në fillim se ky është një dokument i rekomanduar dhe se secili vend duhet të vendosë se çfarë peshe do t'i japë atij", tha gjithashtu avokatja Petrova.
Një pjesë e nxënësve u kthye në shkollë, u lehtësuan edhe disa masa të tjera
Nxënësit më të vegjël nga klasa e parë deri në klasën e katërt, si dhe fëmijët nga klasat 7, 8 dhe 10, u kthyen në dhomat e klasës. Pas kësaj, më 26 prill, në godinën e shkollës do të kthehen edhe nxënësit nga klasat 5, 9 dhe 12, ndërsa nga data 18 maj – nxënësit e klasave 6 dhe 11. Tani për tani gjendja epidemiologjike është shpallur deri në fund të prillit, por po të zgjatet, ndoshta do të vazhdojë edhe rotacioni i klasave. Sot u hapën edhe dyqanet e mëdha jo-tregtare, por me kushtin për respektimin e distancës së domosdoshme midis klientëve. Lejohen gjithashtu ngjarjet kulturore dhe argëtuese, duke përdorur deri në 30% të kapacitetit të ambienteve. Të pranishmit duhet të mbajnë maska për fytyrën dhe të ketë një distancë fizike mes tyre prej 1.5 m. Përsëri punojnë edhe restorantet e ushqimit të shpejtë duke përdorur jo më shumë se 50% prej kapacitetit dhe me orar pune midis 6.00 deri në orën 23.00.
Përqindje pothuajse e barabartë e të infektuarve dhe e të shëruarve nga Covid-19
462 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në 24 orët e kaluara nga 3658 testet e kryera, sipas të dhënave zyrtare. Mostrat pozitive janë gati 13%. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në Sofje - 143, në Plovdiv - 33 dhe në Varna - 27. 459 janë shëruar, 67 njerëz kanë vdekur dhe 10 382 pacientë janë në spital - 797 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. Dje janë injektuar 1600 doza vaksinash dhe me to numri i përgjithshëm u bë 572 662. Të imunizuarit me dozën e dytë janë 113 253 - 1,5% e popullsisë.
Në qoftë se nuk ka interes për vaksinën AstraZeneca, ajo do të tërhiqet nga tregu
Këshillat e ekspertëve në vend – prej imunologësh, virologësh, kardiologësh dhe specialistësh të tjerë, do të shprehin qëndrimin e tyre urgjent për vaksinimin me preparatin e AstraZeneca kundër Covid-19. Kjo u shpreh në një konferencë të jashtëzakonshme nga Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, cituar nga BGNES. Ai shtoi se interesi për këto vaksina ka rënë ndjeshëm. Nëse bie plotësisht, ato do të tërhiqen, siguroi Angellov. Vaksinat në dispozicion në qendrat e vaksinimit janë nga AstraZeneca. Vaksinat Pfizer / BioNTech do të përdoren vetëm në fazat e para, të dyta dhe të treta të planit të vaksinimit. Mungesa e vaksinave ka shkaktuar kaos në sistemin për regjistrimin e orës së vaksinimit, por po kërkohet një zgjidhje e problemit. Sipas Angellov, një zgjidhje e vërtetë pritet në maj. Sot 62 010 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech mbërritën në Bullgari. 14 000 doza të vaksinës Johnson & Johnson priten më 16 prill, dhe 24 000 doza të tjera më 26 prill.
Turizmi u bëri thirrje pushtetarëve për masa të qarta për shpëtimin e sektorit
Dhoma e Turizmit në Varna i bëri thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të shpëtuar sektorin e turizmit në prag të festave të Pashkëve. Sipas kryetarit të dhomës, Ilin Dimitrov, rreth 30 000 njerëz nga menaxhimi i turizmit duhet të vaksinohen urgjentisht, njoftoi BNR Varna. "Vendet përreth nesh janë shumë aktive. Grekët kanë rënë dakord për kushte preferenciale me Izraelin, Britaninë, Rumaninë. Turqit kanë bërë të njëjtën gjë. Ata reklamohen dhe deklarojnë qartë se janë të gatshëm të mirëpresin mysafirët. Që nga data 15 prill në Turqi dhe Greqi do të fillojë vaksinim në masë i punonjësve në turizëm. Bullgaria duhet të bëni të njëjtën gjë, " tha Dhoma Turistike e Varnës.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mëngjesin e së premtes në zonat fushore dhe në ultësira do të ketë dukshmëri të reduktuar. Reshje shiu do të bien në veri të Bullgarisë, vende-vende në rajonet jugperëndimore dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Do të fryjë erë e lehtë, e cila në mbrëmje..
Në Bullgari ka shumë peshk. Përveç kësaj, vendi ynë është në një nivel shumë të lartë evropian të përpunimit. Këtë e tha për BNR në prag të Ditës së Shën Nikollës - festës së peshkatarëve dhe marinarëve, Dr. Jordan Gospodinov - drejtor ekzekutiv i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ua ndau Distinktivin e Nderit të Presidentit veprimtarëve të shquar me arritje të rëndësishme në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës. Ndër të shpërblyerit janë: Vasill Vasilev - gazetar dhe kryetar i Komitetit..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..