Bullgarët janë të ndarë sa i përket idesë për “pasaportat e vaksinimit”
Bullgarët janë ende të ndarë në lidhje me idenë e të ashtuquajturve "pasaporta vaksinimi", nëpërmjet të cilëve Bashkimi Evropian ka në plan të rimëkëmbë udhëtimin e lirë dhe turizmin, tregojnë të dhënat e një sondazhi të agjencisë sociologjike Gallup së bashku me industrinë turistike, të kryer në periudhën 18-24 mars midis një mijë bullgarëve të rritur. Gjysma e të anketuarve janë më tepër dakord me futjen e pasaportave, por 43% janë kundër. Për shkak të koronavirusit, 25% e bullgarëve kanë shtyrë një udhëtim ose pushim në vend, të planifikuar për 12 muajt e fundit dhe 22% - jashtë vendit. 63% e të anketuarve thonë se me ardhjen e koronavirusit kanë filluar të shmangin vendet e mbushura me njerëz, dhe 73% - se preferojnë të udhëtojnë për pushime vetëm me makinë.
Rritje e konsiderueshme e vdekshmërisë te ne për shkak të Covid-19
Epidemia e koronavirusit është një nga arsyet e rritjes së vdekshmërisë në vendin tonë. Në vitin e kaluar 124 mijë bullgarë kanë vdekur me një mesatare prej 108-110 mijë vetash për dhjetë vitet e fundit, tha për Nova TV Magdalena Kostova nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Sipas saj, statistikë të tillë ka pasur në vitin 1918, kur humbëm 151 mijë njerëz për shkak të Luftës së Parë Botërore. Vdekshmëria gjatë majave të epidemisë ka qenë jashtëzakonisht e lartë. Në të njëjtën kohë niveli i lindjeve mbetet i ulët. Për herë të parë që prej vitesh popullsia e Sofjes ka rënë dhe kjo është për shkak të migrimit të brendshëm në mars dhe prill të vitit të kaluar, kur shumë njerëz ndryshuan adresën e tyre për shkak të postblloqeve të vendosura. Qytetet me shpopullim më të shpejtë janë në Veriperëndim.
Rastet e vdekjes nga Covid-19 – përsëri mbi 200
3122 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në 24 orët e fundit pas 17 402 testeve të kryera, sipas të dhënave zyrtare. 18% e mostrave kanë rezultuar pozitive. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 758, në Plovdiv - 314, në Varna - 233 dhe në Stara Zagora - 195. 9970 pacientë janë akomoduar në spital dhe 776 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. 201 veta vdiqën nga gjithsej 14 619 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa 3098 u shëruan. 51 mjekë u infektuan me Covid-19 dhe me ta numri i përgjithshëm u bë 12 588. Rastet aktive janë 71 140. Dozat e injektuara të vaksinave deri tani janë 579 992 - nga të cilat 7330 në 24 orët e fundit. 114 644 persona u vaksinuan me të dyja dozat.
Të dyja dozat duhet të jenë prej një vaksine
“Nuk mund të injektohet dozë e dytë prej vaksinave të ndryshme kundër Covid-19, nuk ka studime klinike se kjo do të jetë efektive”, deklaroi për BNT doc. Mihaill Okolijski, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Bullgarinë. Dje Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov njoftoi se vaksina e Oksfordit mund të tërhiqet nga Bullgaria, pasi interesi për të ka rënë në përqindje simbolike. Sipas përfaqësuesit të OBSH-së, askush nuk është e qartë se koronavirusi do të ndikonte në psikikën e pacientëve dhe çdo i treti prej tyre do të vuante nga ndonjë sëmundje psikike. Zgjidhja duhet të jetë multi-sektoriale, pasi problemi nuk është vetëm i sistemit shëndetësor, tha ai. "Ka nevojë për një iniciativë legjislative që të garantohet siguria e grupeve të rrezikuara," shtoi doc. Mihaill Okolijski.
47 000 gra janë vaksinuar me dozën e parë të “AstraZeneca”
Gratë e vaksinuara me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit në vendin tonë numërojnë gati 47 mijë, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre të imunizuar me preparatin e Oksfordit është rreth 238 000, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë për BGNES. Ndërkohë, Shtabi Kombëtar i Vaksinimit vendosi që vaksina të përdoret me kujdes për gratë nën 60 vjeç dhe të mos përdoret në rast rreziku nga tromboza. Këshillat e ekspertëve do të duhet t'u përgjigjen dy pyetjeve shumë të rëndësishme - çfarë do të jetë procedura për njerëzit që janë vaksinuar me dozën e parë dhe si të veprohet sa u përket njerëzve që duan të vaksinohen me AstraZeneca, komentoi dje Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angelov, i cili nuk përjashtoi mundësinë që vaksina të tërhiqet për shkak të mungesës së interesit.
Në Varna refuzuan të vaksinohen me AstraZeneca
Mjekët e përgjithshëm në qytetin Varna konstatuan refuzim në masë të vaksinimit me preparatin e AstraZeneca. Pas informatave të përhapura për ndërlikime pas vaksinimit njerëzit preferojnë të presin furnizimet e vaksinës Pfizer. "Nuk ka qartësi për ata që tashmë janë vaksinuar me dozën e parë të AstraZeneca dhe duan që e dyta të jetë të një vaksine tjetër," tha Dr. Karolina Zllateva, nënkryetare e Shoqatës së Mjekëve të Përgjithshëm në kryeqytetin tonë detar, para Daniella Stojanovës nga BNR-Varna.
Bullgaria – e shqetësuar për vaksinën Johnson & Johnson
"Ne jemi të shqetësuar për raportet e sotme nga SHBA-ja në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson. Presim që të kemi një vendim në fund të ditës, pasi Agjencia Evropiane e Barnave shpalli qëndrimin e vet." Këtë e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, bënë të ditur reporterët tanë. Angellov theksoi se është duke u diskutuar mundësia që çdonjëri i cili dëshiron të mund te vaksinohet me AstraZeneca. Për ata që nuk duan ta vaksinohen, ne do të vendosim se me çfarë mund të zëvendësohet. Komenti i Angellovit erdhi pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomandoi që vaksina Johnson & Johnson kundër Covid-19 të pezullohet përkohshëm. Arsyeja - një studim mbi lidhjen e mundshme midis vaksinimit dhe mpiksjes së gjakut.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..